Kabo: Ikja apokaliptike e shqiptarëve, do zëvendësohen me kolonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plaga më e madhe e Shqipërisë në vitet e fundit është ikja e shqiptarëve. Vetëm 600 mijë janë larguar në 10 vjet dhe 1.2 milionë shqiptarë janë larguar në 30 vjet. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Përparim Kabo e cilësoi këtë ikje apokaliptike. Sipas tij ishte e justifikuar ikja pas vdekjes së Skënderbeut por ikja në liri është e pakonceptueshme.

-Plaga më e madhe e këtyre viteve është largimi i shqiptarëve jashtë. Shifrat janë me të vërtetë të frikshme. 600 mijë shqiptarë kanë ikur brenda një dekade. Kjo shifër të tremb, duket sikur kombi shqiptar po shuhet.

-Jo të duket po ashtu po ndodh. Është ikje apokaliptike. Kur ikëm në kohën që na pushtuan turqit, edhe mund të justifikohej sepse u pushtuam. Po të ikësh kur je i pushtuar nga liria… Sepse ne kërkuam sistemin e lirisë. Sistemi erdhi. Por liria është investim, nuk është dhuratë. Dhe ikja në masë të madhe është tragjedi kombëtare. Sepse tregu ka nevojë për fuqi punëtore, me rrobotë nuk do ta mbushim ne. Atëherë do ta mbushim me kolonë. Do bëhet ajo që donte të bënte Duçja. Mehdi Frashëri qëështë një nga mendjet më të ndritura në librin e tij “Probleme shiptare” thoshte: Vetëm ultësirën bregdetare mos ta marrin se pastaj s’ka më Shqipëri. Me male nuk mund ta mbash dot popullin. Nëse braktiset, kush do t’i punojë këto toka? Kush do kujdeset për pyjet? Kush do kujdeset për ujërat? Kush do kujdeset për ekosistemet? Kush do kujdeset për mineralet?

-Po këta kolonët që thoni ju, nga do vijnë?

-Po tregu nuk pyet, tregu është kozmopolit pastaj. Ku të gjesh më lirë.

Lexo edhe :  Rama dhe Macron vizitojnë Piramidën, inspektojnë shkollën franceze të kodimit

-Kinezë?

-Ngado, ku ta gjesh më lirë krahun e punës. Këta kanë bërë presion tani që të hartohet ligj që të ketë krah pune nga popuj të tjerë. A i kemi dëgjuar këto në realitetin tonë shqiptar? Ai do punëtorë krahum, s’ka çfarë të bëjë. Ku jetojnë këta, nuk e dimë./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=1HzlmiFXOS0

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV