Kabo: Jam pro listave të hapura dhe ndalimit të koalicioneve

Përparim Kabo  është i  pari intelektual i nivelit të lartë që deklarohet në mbështetje  të nismës së kryeministrit Edi Rama për listat e  hapura dhe ndalimin e koalicioneve. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, filozofi dhe profesori i njohur shpjegon se ka qenë një nga gjërat e mira që ka bërë kryeministri.

 -Profesor, në debatin e fundit për listat e hapura cili është mendimi juaj?

-Unë nuk votoj me lista të mbyllura. Është atentat kundër demokracisë. Çdo zgjedhës delegon sovranitetin dhe kërkon të ndërtojë një marrëveshje besimi me atë që merr përsipër të mbrojë sovranitetin e zgjedhësve.

-Jeni duke thënë se nëse janë listat e mbyllura ju nuk do shkoni në votim?

-Unë do shkoj në votim, por nuk do votoj për njeri. Respektoj ritualin por nuk mund të votoj për kryetarin e partisë.

-Rama po i hap listat por po ndalon koalicionet.

-Partneri ynë kryesor kërkon lista të hapura. Lista të hapura do të thotë dosje të hapura të personit.

-Po ndalimi i koalicioneve ?

-Mirëështë. Ne kemi disa parti të vogla inekzistente, që nuk e kalojnë dot pragun. Nga një anë thonë qëështë opozita e bashkuar, nga ana tjetër programin s’e paskan të bashkuar./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/CvTGTesxozI