Përparim Kabo: Më kanë propozuar për deputet të PD

Prej disa javësh në Partinë Demokratikë ka nisur një proces  në anëtarësinë e kësaj partie për të propozuar emra për kandidatë për deputet. Mes këtyre emrave është edhe  emri i  Përparim Kabos. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Kabo tha se nuk mund ta pranojë këtë propozim.

-E vlerësoni faktin që PD  ka nisur një diskutim masiv ku 80% e anëtarësisë janë ata që propozojnë kandidatët për deputet dhe 20% e ka kryesia?

-Unë mendoj se është një gjë e mirë. Këtë duhet ta bëjnë të gjitha partitë politike. Në fund të fundit, deputeti dhe pushteti që ai ka është pushtet i zgjedhësit. Pa të njohur ai zgjedhës, t’i imponohesh. Pastaj vjen e sillesh jo si ai që ke marrë përsipër të sakrifikohesh por sillesh si një njeri që ben komandën dhe merresh me interesat e tua.

-Mos më thoni që ju kanë propozuar edhe juve për deputet.

-Unë propozime kam pasur historikisht nga të gjitha partitë por unë e kam zgjidhur çështjen time.

-Domethënë ju kanë propozuar për PD?

-Ka pasur edhe nga PD, edhe nga LSI, edhe nga FRD, edhe nga PS.

-Po tani që PD po përzgjedh emrat, ju kanë propozuar?

-Po ka pasur një zonë që ka dashur, andej nga kam origjinën.

-Nga cila zonë?

-Po unë jam djalë nga Bregu i Detit.

-Cili fshat aty konkretisht?

-Ato janë me zona elektorale nuk janë me fshatra. Po unë e shoh veten time në politikë si një njeri të akademizmit universitar dhe të kërkimeve shkencore. Puna ime është e programuar dhe pas 20 vjetësh./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=KvBbI4I4eT4