Sot në 10:00 seanca parlamentare, pritet votimi për marrëveshjen e 5 qershorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë po përballet me një intensitet të lartë punimesh këtë fund sezoni.

Seanca e sotme pritet të ketë një vëmendje të madhe, pasi pritet që të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes që u arrit në Këshillin Politik mes maxhorancës dhe opozitës së bashkuar.

Një pakt i firmosur në ambasadën amerikane më 5 qershor do të votohet sot, në formën e ndryshimeve në kodin zgjedhor, por zbatimi i saj është në rrezik.

Ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen 1 javë më vonë, rrëzojnë këtë marrëveshje në pikën ku u dhemb të gjithëve; listat e hapura, rrjedhimisht ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Gjithashtu, në këtë seancë të sotme pritet që të dorëzohet raporti i Komisionit Hetimor për Presidentin, ku siç u miratua në Komision, nuk do të kërkohet shkarkimi i Metës.
Përveç kësaj, në Kuvend pritet të miratohet edhe dekreti i Presidentit Meta për kthimin e ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, të ndryshuar”. Ka.Li/fjala.al

 

Të fundit

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Lajme të tjera

Web TV