Amerikanët “shkundin” avionin iranian, plagosen pasagjerët

Një aeroplan Iranian u detyra të bëjë një zbritje të paparashikuar pasi disa avionë luftarakë amerikanë mbi Sirinë krijuan turbulencë.

Kjo shkaktoi plagosjen e disa pasagjerëve, sipas autoriteteve iraniane.

Piloti i avionit Iranian deklaroi se ai duhej ta ulte detyrimisht avionin për të shmangur përplasjen me avionët amerikanë.

Ndryshimi dramatik i lartësisë, bëri që maskat e oksigjenit të binin duke shkaktuar plagosjen e disa nga pasagjerëve.

Pamjet tronditëse nga brenda avionit tregojnë se një pasagjer u rrëzua në dysheme dhe një tjetër u përgjak nga fytyra, kur avioni u “sulmua” nga avionët amerikanë.

“Ishte një aeroplan luftarak. Na tmerroi!” tregon një prej pasagjerëve.

Izraeli dhe SHBA-të kanë akuzuar prej kohësh Mahan Air për transportimin e armëve luftarake në Siri të cilët kanë mbështetjen e Iranit./Fjala.al/Ke.Ba