Mesazhi i fortë i Thaçit: Krenar për bashkëluftëtarët e mi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është shprehur mirënjohës dhe nostalgjik në një postim në ‘Facebook’.

Thaçi ka zgjedhur të shpërndajë një foto të tij mes uniformave ushtarake me ‘bashkëluftëtarët’ siç i quan ai të cilët kontribuan në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Ai shprehet krenar për luftën e përbashkët që kanë bërë dhe ndër të tjera ka falenderuar vullnetarët e diasporës të cilët me batalionin shqiptaro-amerikan kanë ndihmuar në procesin e pavarsisë së Kosovës. /Ra.My.Fjala.al/