3 milion lira turke vetëm për një reklamë për çiftin e njohur

Ata janë një nga çiftet më të dashur për publikun si në Turqi, por edhe në trojet shqiptare.

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk Tolgahan Sayışman kanë marrë një ofertë reklame nga një kompani e njohur.

Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë rreth 3 milionë lira turke (380 mijë Euro).

Nëse ata do të pranojnë që djali i tyre Efehan të shfaqet në reklamë, shuma do të jetë edhe më e madhe.

Por, aktorët nuk kanë deklaruar asgjë në lidhje me këtë propozim.