Deputetja Gjylameti thirrje: Respektoni rregullat e C*vid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ka bërë thirrje për respektimin e masave të Covid-19. Me anë të një postimi në rrjete sociale, deputetja është shprehur se tashmë rregullat e jetesës kanë ndryshuar dhe të gjithë duhet të tregojnë vullnet për të zbatuar rregullat e reja të kësaj jetese të re.

Postimi i plotë:

MBAJ MAKSKËN MBRO VETEN DHE TË TJERËT

Gjithçka varet nga ne, nga kujdesi ynë qytetar, sesa e mbajmë maskën, sa i mbajmë dorezat, sa i lajmë duart dhe se sa e ruajmë distancën sociale. Të gjithë kemi punë të përditshme me njerëz të zakonshëm, miq, kolegë dhe mbi të gjitha të afërm dhe ky mendim duhet të jetë kryefjalë për të patur vëmendjen për tu ruajtur nga virusi COVID-19.

Rregullat e jetesës duam apo s’duam ne, sot kanë ndryshuar dhe ndaj vullneti ynë për të kuptuar dhe për të zbatuar rregullat e reja të kësaj jetese të re, është shumë i rëndësishëm.

Le të bëjmë të gjithë një thirrje personale, dikush në rrjetet sociale, dikush me një mesazh, dikush nga distanca tu thotë miqve të ruhen, le të jetë një thirrje e përditshme dhe monotone. Vetëm ne mund ta ndalojmë virusin dhe mund ta mbrojmë me shumë veten dhe të tjerët.

Ngushëllime familjarëve të atyre që e kanë humbur betejën për jetën !

Shërim sa më të shpejtë të prekurve ?

Të fundit

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta! Detajet e linjave që do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

U shfaq me sy të nxirë në krah të Trump, Musk zbulon se kush e goditi me grusht

Elon Musk është shfaqur me sy të nxirë sot në një konferencë të përbashkët me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, nga ku foli për...

Horoskopi ditor, 31 Maj 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim...

Lajme të tjera

Web TV