Hebaj: Finalja e Kupës nuk ka favoritë, Teuta e do trofeun për 100-vjetorin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shënuar golin vendimtar në Vlorë, që i dha 3 pikë Teutës ndaj Flamurtarit vendas dhe nuk e fsheh kënaqësinë që i ka dhënë ky gol. “Kur shënon, sigurisht që ndihesh mirë, – ka deklaruar futbollisti shkodran i durrsakëve. – Golat janë ata që më japin më shumë motiv për të vazhduar përpara. E rëndësishme është që realizuam objektivin.” Në fakt, teksa Teuta po shënon më shumë dhe pëson pak, duket sikur ekipi durrsak është çliruar nga ngërçi i realizimit para portës kundërshtare.

“Një skuadër, të madhe e bën sulmi, por edhe mbrojtja, – ka theksuar sulmuesi i bregdetarëve. – Një ekip është i fortë dhe ka garanci për të ardhmen kur i bën të dyja fazat e lojës. Është pozitive dhe e kënaqshme kjo ecuri. Kemi mundësi të shënojmë edhe më shumë.” Teuta është në rrugë të mbarë për Evropën, që, për Hebajn “ka qenë një nga objektivat që ka pasur klubi që në nisje” dhe sigurisht që janë të lumtur. “Tashmë shpresoj për pak fat në short dhe pse jo të mos kalojmë dhe një tur”, – thotë ai.

“Sidoqoftë, rëndësi ka që të mbyllim sezonin me trofe”, – shton 21-vjeçari. Të dielën luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë, por a mendon Hebaj se në këtë 100-vjetor të klubit bregdetar, do ta sjellin trofeun në Durrës? “Do të jetë një takim shumë i vështirë, – pohon ai. – Është një finale dhe në një të tillë nuk ka favoritë. Unë kam besim tek ekipi. Do të bëjmë të pamundurën që ta fitojmë trofeun, pasi kemi bërë një sezon të mirë dhe duhet ta mbyllim me trofe.”

Lexo edhe :  Nard Ndoka: Pendesa më e madhe në politikë? Bashkëpunimi me Bashën

Mbyllja e sezonit ngre natyrshëm edhe çështjen e të ardhmes dhe pyetjen nëse Rubin Hebaj do të vijojë tek Teuta. “Është akoma herët për të folur për të ardhmen, – përgjigjet ai. – Kam ende dhe dy ndeshje për të luajtur, e më pas do ulem të bisedoj me drejtuesit e Teutës për të ardhmen. Por, përparësi mbetet Teuta. Sidoqoftë, ka ende kohë.” Kategorinë Superiore Teuta e mbyll në shtëpi me përballjen me Laçin, ku Hebaj thekson se duhet të ruhet vazhdimësia, ndaj do të jetë shumë e rëndësishme të merren 3 pikët.

Të fundit

The Times: Rusia synon zhdukjen e Ukrainës, shkëmbimi i territoreve nuk e ndal luftën

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, ka pasur dy fraza që kanë qenë shtyllat kryesore...

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga një 80-vjeçar, i cili fatkeqësisht...

Osmanët masakrojnë 800 të krishterë që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam

1480 – Beteja e Otrantos Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej rreth 90 anijesh, me mbi 18 mijë ushtarë, e udhëhequr nga komandanti...

Regjistrohet viktima e parë nga zjarret

Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur...

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës,...

Lajme të tjera

Web TV