• Fillimi
  • Kryesore
  • OP-ED
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Kosova
  • Bota
    • Rajoni
  • Sport
  • Show Biz
  • Fjala TV
    • Edicioni
    • Hard Talk
    • Laj-Thaj
    • Fjala Sport
    • Video Editoriale
    • Speciale
  • Të tjera
    • Kuriozitete
    • Video
    • Argëtim
    • Kulturë
    • Dossier
Hyni
Mirëpritur!Hyni në llogarinë tuaj
Keni harruar fjalëkalimin tuaj?
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Kërko
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email
Gazeta Fjala
  • Fillimi
  • Kryesore
  • OP-ED
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Kosova
  • Bota
    • Rajoni
  • Sport
  • Show Biz
  • Fjala TV
    • Edicioni
    • Hard Talk
    • Laj-Thaj
    • Fjala Sport
    • Video Editoriale
    • Speciale
  • Të tjera
    • Kuriozitete
    • Video
    • Argëtim
    • Kulturë
    • Dossier
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Politikë

Listat e hapura/Dialogu në pikëpyetje para tryezës së sotme

11:52 28/07/2020
Facebook
Twitter
WhatsApp
Linkedin
Email
Telegram
Viber

    Vihet në pikëpyetje mundësia e një konsensusi politik sot në tryezën e Këshillit Politik. Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga varianti fillestar i ndryshimeve kushtetuese, duke paralajmëruar votimin në 30 korrik. Opozita jep 3 argumente kundër ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës.

     

    Nga Blerina Gjoka

    Një shkëmbim letrash mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për caktimin e tryezës së Këshillit Politik u duk sikur po sillte një mundësi të re për dialog, për gjetjen e një konsensusi të përbashkët lidhur me listat e hapura. Por, deklarata e kryeministrit Edi Rama në Parlament se mazhoranca nuk do të tërhiqet nga varianti i saj fillestar, ka sjellë një reagim të fortë nga ana e opozitës jashtëparlamentare duke vënë në pikpyetje dialogun.

    “Në 30 korrik ne do të votojmë, as më pak e as më shumë, ato që kemi rënë dakord. Listat do të hapen dhe koalicionet do të ndërtohen si kudo në Evropën ku duam të integrohemi”. Me këto fjalë e mbylli kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Kuvend të hënën. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e hapjes së listave 100 për qind, por theksoi se kjo bëhet me diskutime e jo ultimatume. “30 korriku nuk lëviz, të jemi të qartë.

    Pastaj problematikat, hapja e listave, ne themi jo më pak se 2/3, po jo më pak se 2/3 nuk do të thotë që nuk është as 100 për qind, patjetër që mund të jetë. Edhe 100 për qind. Por kjo bëhet me diskutim, jo me ultimatume, edhe me statuse, edhe me çfarë vendosi ajo që quhet opozita e bashkuar. Sepse, nëse ajo është opozita e bashkuar, atëherë Myslymi dhe ju jeni bashkimi opozitar”.

    Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës jashtëparlamentare se mazhoranca kërkon të heqë koalicionet, duke thënë se “të drejtën për t’u bashkuar nën një çadër ne nuk do ta heqim, por edhe këtë do ta sanksionojmë në Kodin Zgjedhor“. “E dyta, koalicionet. Vazhdojnë prapë: duan të heqin koalicionet, duan të ndalojnë koalicionet, e rrokanisën dynjanë me e-mail-e. Jo. Të drejtën për t’u bashkuar nën një çadër ne nuk do ta heqim, por edhe këtë do ta sanksionojmë në Kodin Zgjedhor.” – garantoi kreu i qeverisë. Ai tha më tej se kemi vullnetin për të diskutuar, por dy opozitat, ajo brenda dhe ajo jashtë Parlamentit, nuk mund t’i marrin të gjitha, siç i duan vetë.

    Opozita: PS-ja po minon dialogun

    Pas deklaratës së kryeministrit i menjëhershëm ka qenë reagimi opozitës me një deklaratë ku rreshtoheshin tri argumente pse ajo që po bën mazhoranca është një ndryshim i njëanshëm i Kushtetutës dhe po tenton bllokimin e koalicioneve, duke cenuar marrëveshjen e 5 qershorit.

    “Propozimi i PS-së për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës, të cilat lidhen me zgjedhjet, haptazi, dhunon marrëveshjen e 5 qershorit, si dhe marrëveshjen politike të 14 janarit. Këto ndryshime kushtetutese, në veçanti, zhbëjnë disa nene të marrëveshjes së 5 qershorit, përmes të cilave, jo vetëm ruhen koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brenda koalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurrojë me listat e veta të veçanta.

    Këto ndryshime të njënanshme të PS-së ndryshojnë drejtpërdrejt elemente thelbësore të sistemit zgjedhor me impakt në rezultatin zgjedhor dhe, gjithashtu, ndryshojnë të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.”- thuhet në deklaratë. Opozita e bashkuar shprehet qartë se nuk është dakord me ndryshimet kushtetutese të njëanshme, duke i cilësuar ato të imponuara përmes një procesi të mbyllur, ku janë përjashtuar partitë politike të opozitës, të cilat përfaqësojnë gjysmën e votuesve.

    Duke akuzuar Ramën për minimin e dialogut të nisur në Këshillin Politik, opozita shprehet se ajo ka treguar se është e hapur për dialog dhe ka propozuar variantin e saj, me qëllim gjetjen e konsensusit, që nëse kalohet te listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura dhe pa ndryshuar formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve. “Propozimi juaj i njëanshëm kushtetutes e bën fakt të kryer: 1. Mundësinë që hapja e listës të jetë vetëm për 2/3 e saj dhe jo 100 % e listës të jetë detyrimisht e hapur; 2. Heqjen e koalicioneve parazgjedhore si subjekt zgjedhor, siç janë të garantuara sot në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, duke ndryshuar në këtë mënyrë edhe formulën e përllogaritjes së mandateve; 3. Mundësinë për të ndryshuar ndarjen administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral.”- thekson opozita. Opozita këmbëngul se formula e ndryshimit të Kushtetutës sipas variantit të PS-së, e shkel në disa nene marrëveshjen e 5 qershorit, të miratuar tashmë në Kuvend.

    Lexo edhe :  Shiste 'hot dog' pa leje, shqiptari në Londër bie në grackën e policisë

    “Ju rikujtojmë se sa kohë palët nuk bien dakord, në përputhje me marrëveshjen politike të 14 janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje në Këshillin Politik dhe palët politike duhet të vijojnë dialogun politik. Marrëveshja politike e 14 janarit i detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: ‘Për çështjet lidhur me të cilat nuk gjendet dakordësi, do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR-it, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme’. Për të gjitha sa më lart, ju bëjmë edhe një herë thirrje të reflektoni dhe të jeni të hapur për të diskutuar bashkërisht dhe në mirëbesim në Këshillin Politik, lidhur me këtë çështje, duke hequr dorë nga ndryshimi i njënashëm, i hartuar dhe i miratuar vetëm nga ju, pa përfshirjen e opozitës së bashkuar.”- bën apel opozita.

    Listat e hapura sot në tryezë

    Tryeza e Këshillit Politik ka përcaktuar sot në mbledhjen e saj si çështje diskutimi në agjendë pikërisht listat e hapura të kandidatëve. Në një letër të përfaqësuesit socialist, Damian Gjiknuri, për kolegët e tij të opozitës thuhet; “Duke qenë se tanimë mbetet për t’u përmbyllur edhe paketa e tretë që ka të bëjë me ligjin e ri zgjedhor, i cili do të hyjë në fuqi pas dy proceseve të ardhshme zgjedhore e që sanksionon edhe depolitizimin e administratës zgjedhore, sipas marrëveshjes së 5 qershorit, propozoj: Mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik ditën e martë (28 korrik), ora 11:00 në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, me rend dite: Lexo edhe: OSBE: Zbatimi i “5 qershorit”, palët të vijojnë dialogun për …a) Prezantim nga ekspertët i produktit të deritanishëm për ligjin e ri zgjedhor që hyn në fuqi në 2023 dhe hapat që duhet të ndjekim për miratimin përfundimtar të tij. b) Kthimi i përgjigjeve nga ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara, nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë, siç propozon opozita jashtëparlamentare. Gjithashtu, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet”.

    Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, si përfaqësues të opozitës, iu përgjigjen pozitivisht ftesës së kolegut socialist, duke i bërë me dije se në detyrim të marrëveshjes së 14 janarit dhe asaj të 5 qershorit “palët janë të detyruara të heqin dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës”. “Në këtë kuadër, opozita e bashkuar i qëndron kërkesës së parashtruar në mbledhjen e kaluar, që në trajtimin e kësaj çështjeje të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR-it. Për këtë arsye, ju njoftojmë se për opozitën e bashkuar trajtimi i kësaj çështjeje dhe heqja dorë nga aktet e njëanshme, që shkelin marrëveshjen e 14 janarit dhe atë të 5 qershorit, dhe minojnë dakordësinë e arritur, duhet të mbetet çështja e parë për diskutim dhe vendimmarrje nga Këshilli Politik.” – shkruajnë ata. /Ra.My.Fjala.al/

    • ETIKETIMET
    • dialogo
    • Fjala.al
    • listat e hapura
    Facebook
    Twitter
    WhatsApp
    Linkedin
    Email
    Telegram
    Viber
      Artikulli paraprakCovid-19 nuk e kurseu politikën, të infektuar edhe dy deputetë të tjerë
      Artikulli tjetërPresidenti Trump, optimist për ritmet e zhvillimit të vaksinës

      ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI

      Lulzim Basha në Këshillin e Europës, foto ekskluzive me gazetaren e Fjala.al

      NATO do të zhvendosë avionët e zbulimit në Rumani

      Zgjedhjet vendore/ Balla: S’ka ndryshime të ndarjeve administrative, votojmë në 61 bashki

      Pse u pendua Berisha që fshiu foton e Vangjush Dakos? Zbulohet...

      17:21 24/09/2025

      Vajza bën denoncimin: U abuzova nga 5 policë! Më dërgonin nga...

      15:39 13/09/2025

      Kancelari gjerman tremb gjithë Europën: “Këto janë vitet më të vështira”

      20:25 11/09/2025

      Turqia lë botën pa fjalë, prezanton investimin 1,5 miliardë dollarë për...

      18:54 31/08/2025

      Myslim Murrizi ironizon: Mos na hapni barkun me qurravitje në Facebook

      16:34 30/08/2025

      Fjala është e lirë. Liria është fuqi!

      E-mail : info@fjala.al

      Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Fjala.al. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e FJALA.al, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

      FJALA MEDIA GROUP
      NUIS/NIPT : L92423005H

      Na ndiqni në

      Facebook
      Instagram
      Youtube

      © Gazeta Fjala | All rights reserved. Dev by aplikacione.com

      Lexo edhe ...

      A do të rikthehet Veliaj në bashki?/ Lala zbulon skenarin pas...

      22:55 29/09/2025