Studim/ 1 miliardë kamera do vëzhgojnë botën në 2021

Deri vitin tjetër bota pritet të jetë nën vëzhgimin e një miliardë kamerave të sigurisë.

Teksa 18 nga 20 qytetet më të vëzhguar të botës ndodhen në Kinë, Londra nuk mbetet shumë mbrapa, por është e treta në këtë listë.

Kryeqyteti i Anglisë ka një kamera për 15 njerëz, ka treguar një studim i ri.

Ky nivel kryesohet nga vetëm dy qytete; Taiyuan, me një kamera për 8 banorë dhe Wuxi, një kamera për 11 banorë.

Studimi i ri tregon se kamerat e sigurisë mund të jenë shumë më të shpeshta nga sa besohej dhe se numri i tyre mund të shkojë deri në 1 miliardë deri në vitin tjetër. Ka.Li/fjala.al