Emisionet politike, bilanci i një sezoni të çuditshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Kesjana Balili

Bashkë me mbylljen e sezonit të çdo aktiviteti kryesisht në media, 31 korriku është fundi i emisioneve politike në median shqiptare. Por cili është bilanci i këtyre emisioneve gjatë këtij sezoni aspak të lehtë dhe ndër më të çuditshmit për median dhe gjithë shoqërinë? Më poshtë po bëjmë një lloj rezymeje të asaj që spikatën emisionet dhe ata që i moderojnë ato.

 

“Opinion” në “TV Klan”, Blendi Fevziu

Emisioni më i vjetër dhe më i konsoliduar tashmë, Blendi Fevziu prej 23 vitesh mban trofeun e gazetarit që nuk ka ndryshuar rolin e tij në media dhe as natyrën e emisionit. Por ashtu si për të gjithë, ky sezon ishte i çuditshëm edhe për Fevziun. Tërmeti i 26 nëntorit dhe Covid-19 kanë krijuar shumë situata të cilat duhet thënë që ai dhe stafi i tij i kanë përballuar me sukses. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur Fevziu ka arritur të gjejë një çelës të veçantë për të mbetur gjithmonë on top. Madje edhe në situata të vështira. Ajo që mbetet problematike është se të ftuarit e kronikës së zezë bëjnë garë se kush jep publikisht më shumë të dhëna, por pa i dokumentuar ato.

 

“360 gradë” në “RTV ORA”, Artur Zheji

Padiskutim kampioni i emisioneve politike në “Ora News” e ka ngritur shumë stekën në krahasim me paraardhësit e tij në këtë televizion. Jo vetëm të ftuarit, por temat dhe analizat që ai bën rrisin cilësinë e këtij emisioni. Edhe pse në disa raste rrezikoi shëndetin e tij gjatë periudhës së pandemisë gazetari Artur Zheji dhe stafi i tij e kanë përballuar suksesshëm në këtë sezon. Pjesa më e rëndësishme dhe më interesante e emisionit të Zhejit është analiza që ai bën vetë në këtë emission. Mund të jesh kundër asaj që ai analizon, por ama të gjithë e ndjekin.

 

“Arena” në “RTV ORA”, Dritan Hila

Ndonëse disa e cilësojnë si një emision me sens diplomatik, Dritan Hila ka arritur të krijojë një emër të rëndësishëm në “arenën” e emisioneve politike në Shqipëri. Ashtu si kolegët e tjerë edhe Hila e kaloi me sukses sezonin në këto kohë të vështira për të gjithë. Edhe për Hilën pika më e fortë është analiza që ai bën. Ndonëse e ka mbyllur herë sezonin, disa vijojnë ta kërkojnë të mërkurën për ta ndjekur.

 

 

“Real Story” në “News 24”, Sokol Balla

Katër herë në javë, Sokol Balla është i vetmi që konkuron Blendi Fevziun në shpeshtësinë e transmetimit të emisionit të tij. Edhe pse ka lëvizur në tre televizione të ndryshme, nga “Top Channel” te “Vizion Plus” dhe më pas te “Neës 24”, Balla vazhdon të mbetet një nga më të qëndrueshmit në tregun mediatik. Pika e tij më e fortë ka qenë rezymeja në hyrje të emisionit.

 

“Çim Peka Live”, Syri.net, Çim Peka

Edhe pse një emision në një televizion të ri si “Syri.net”, gazetari me përvojë tashmë Çim Peka ka arritur sukses këtë sezon televiziv. Debate, analiza dhe të ftuar të veçantë nuk munguan në studion e gazetarit të njohur. Ka arritur që në pak javë të jetë mjaft produktiv për shkak të emrave të rëndësishmë që ka ftuar në emisionin e tij. Peka ka krijaur një individualitet që nuk mund ta konkurojnë as brenda e as jashtë televizionit që ai drejton.

Lexo edhe :  Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

 

“Open” në “Top Channel”, Eni Vasili

Televizoni “Top Channel” vijon të ketë stekë të lartë në cilësinë dhe në nivelin e vetë. Këtë ia la si përgjegjësi në këtë sezon moderatores Eni Vasili si drejtuese e emisionit qendror politik. Duhet thënë se stafi që përgatit emisionin është nga më të mirët në Shqipëri dhe kjo u duk në menaxhimin e tërmetit të 26 nëntorit dhe të situatës së Covid 19. Lidhjet direkte, informacionet e sakta gjatë emisionit dhe analizat e analistëve që ka ky televizion kanë qenë pjesa më profesionale e këtij emisoni. Kësaj mund ti shtosh edhe asetet që ka ky televizion me gazetarët e vet që kanë qenë shpesh pjesë e të ftuarve. Kjo tregon se “Top Channel” ruan cilësinë e vet pavarësisht se kush vjen dhe kush ikën nga ky televizion.

 

“Tempora” në “RTV ORA”, Sonila Meço

Sonila Meço realizon një emision në javë sa për gjithë javën. Me të ftuar të fushave dhe ta kraktereve të ndryshme, ajo ka rritur profilin e vet me nisjen e këtij emisioni në RTV ORA. Pika më e rëndësishme e asaj është debate që zhvillohet në studio dhe të ftuarit e veçantë.

 

“Përballë” në “RTSH”, Lutfi Dervishi

Lutfi Dervishi ka luksin ta realizojë emisionin e vete në një televizion publik, por ama që mbart paragjykime. Gjithsesi ai ka rritur që të ketë veçantinë e vet dhe të ketë shikueshmërinë e kënaqshme. Dervishi ka si armë të fortë të ftuarit që në disa raste janë të veçantë me personazhe që nuk kanë qenë të ftuar në emisione të tjera.

 

“HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, në “Fjala TV”.

Gazetari Roland Qafoku transferoi emisionin e tij qendror politik në nje media të re në këtë sezon. Pas largimit nga “Debati në Channel One”, Qafoku startoi me emisionin “Hard Talk nga Roland Qafoku” në një platformë on line si Fjala.tv, në stream, në facebook dhe në në youtube. Edhe në këtë platformë emisionit i Roland Qafoku spikati për veçantinë e tij, të temave dhe mënyrës së realizimit. Si përherë, nga emisionet e tij dalin shumë lajme që bëhen virale në portale dhe gazeta kryesisht on line.

 

“5 pyetje nga Babaramo” në “Report TV”, Ilir Babaramo

Ilir Babaramo është gazetari që ka krijuar jo pak qendrueshmëri. Ndonëse numri i pyetjeve sa vjen edhe bëhet më i madh sa më shumë kohë kalon, ai ka ruajtur cilësinë e pyetjeve. Është emisioni qendror politik në “Report tv” dhe kjo i ka dhënë qendrueshmëri edhe këtij televizioni. Gjatë këtij sezoni menaxhoi shumë mirë të dyja situatat si e tërmetit të 26 nëntorit dhe atë të pandemisë.

 

 

Të fundit

Transferimi i bujshëm tek Arsenali, Gyokeres thyen rekordin e fanellave të shitura

Fanella e Gyokeres thyen rekordin e shitjes pak ditë pas transferimit të tij tek Arsenali. Sulmuesi suedez e bëri...

INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë, procesi do të kushtojë 891 milionë lekë

Pas përmbylljes së Censit të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2023, Instituti i Statistikave po përgatitet për Censin e Bujqësisë. Projektligji është nxjerrë për...

Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në rrugën e transformimit urban dhe po “rimerr frymë”, teksa publikon fotot nga lirimi i...

“Kodi i ri Penal, futet në krevatin bashkëshortor!/ I vendos prangat Don Zhuanëve

Nga Florian Bonjaku* (Ish-Prokuror) Të merremi vesh që në fillim: Drafti i ri i Kodit Penal në Shqipëri ka ambicie të mëdha – harmonizim me standardet...

Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni (Video)

Një avion luftarak amerikan F-35C u rrëzua të mërkurën pranë Stacionit Ajror Detar Lemoore në Kaliforni, rreth orës 18:30, sipas një deklarate të Marinës. Piloti...

Lajme të tjera

Web TV