Ndizen gjakrat/Korabi-Alimadhit: Mos u tremb nga ndyshimet kushtetuese, para sovranit shohim sa ju vlen lëkura

Deputeti Korab Lita ka marrë fjalën  e tij sot gjatë seancës plenare dhe ka shkarkuar jo pak debat dhe tension në Kuvend.

Lita shprehet se kanë ardhur në parlament para 1 viti me bindjen unisone se listat e hapura duheshin votuar pasi kjo ishte ajo që donte populli dhe po pas 1 viti ata që e kundërshtuan fortë këtë bindje sot kanë pranuar kushtet dhe janë ulur në tryezë.

“Të  nderuar koleg, para 1 një viti erdhëm në parlament dhe deklaruarm unison se ishim pro hapjes së listave.Pas 1 viti, jemi në një gjendje tjetër , pasi ata që e sulmonin kauzësn tonë, siç është dhe kryëministri sot është ulur dhe e ka pranuar bindjen tonë për ndryshimet ksushtetuese.
Hapja e listave ka kaluar të gjitha proceset e nevojshme.
Zotin Alimadhi dua ta siguroj sot se, hapet porta për të shkuar drejt dhënies fuqi të votës së qytetarëve, pasi vota është mbyllur me çels.
Të gjithë rrini si mizat e kalit pas partive të mëdha.
Të ftoj mos të trembesh nga ndryshimet kushtetuse.
Ajo qe po bëjmë sot eshtë që te gjithë të dalim para soranit dhe të aty e shohim sa na vlen lëkura” shprehet Korab Lita.

Ka patur ndërhyrje nga deputeti Adriatik Alimadhi i cili ka debatuar me kolegët e tjerë ndërkohë që në foltore fjalën e kishte Korabi.

Debati në sallë

Korab Lita: Zoti kryetar do të vendosësh qetësi apo jo?

Gramoz Ruçi: Zoti Alimadhi për të disatën herë po të tërheq vëmendjen

Korab Lita: Zoti Alimadhi, të ftoj të mos trembesh nga ndryshimet kushtetuese

Gramoz Ruçi: Zoti Alimadhi po të jap vërejtje

Korab Lita: Zoti Alimadhi pas ndryshimeve hajde provoje sa të vlen lëkura pastaj

Lexo edhe :  Tomë Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

Gramoz Ruçi: Edhe njëherë po të tërheq vëmendjen zoti Alimadhi