VIDEO/ Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv: Jemi në fazën që as vetë nuk dimë si ta shpjegojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Merita Stefa ka bërë një apel për të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse për Covid-19.

Në një video të postuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në “Facebook”, Stefa shprehet se lufta është e ashpër brenda spitaleve dhe stafi shëndetësor është në mëdyshje me popullin pasi ky i fundit nuk ia ka besuar diçka të tillë.

Më tej ajo ka thënë se as ata vetë nuk e dinë se në çfarë faze të virusit ndodhemi, por shton see vetmha mënyrë për t’ia dalë është që të tregojmë kujdes dhe të respektojmë masat.

”Akoma përballemi me përbindëshin virus. Jemi në një fazë që as vetë s’dimë si ta shpjegojmë. Jemi në mëndyshje me popullin. Spo na i besojnë një gjë të tillë. Virusi është një përbindësh dhe jemi të alarmuar. Jo se ka munguar ndonjë gjë. Ne jemi në këmbë. Jemi të lodhur se jemi njerëz por kështu do qëndrojmë deri në fund. Të gjithë bashkë. Por të gjithë duhet të sensibilizohen. Një maskë ndan çdo gjë nga e keqja. Një maskë shpëton një jetë njeriu. Populli të na mirëkuptojë me këtë pjesë. Lufta është shumë e ashpër. Duhet sensibilizim që të jemi më të sigurtë.”- tha Merita Stafa.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/watch/?v=209664060455037

Të fundit

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se...

Eksperti: Taksa që fillon më 1 janar mund të sjellë rënie çmimesh të apartamenteve

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë. Lidhur me...

A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

Donald Trump e ashpërsoi retorikën kundër Vladimir Putinit dhe kërcënoi me sanksione kundër Rusisë. Por deklaratat e forta nga Uashingtoni nuk ka gjasa të...

De Bruyne te Napoli merr numrin e legjendës Maradona! Presion për belgun?

Napoli ka nisur përgatitjet për sezonin 2025-2026, me përforcimin e ri, Kevin De Bruyne, që i është bashkuar skuadrës për testet fizike së bashku...

Pjerin Ndreu: Në Tiranë, lokali i parë që u çmontua ishte i vëllait tim

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku dha këndvështrimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV