“Kurban Bajrami” ndryshe nga çdo vit, si do të festojnë shqiptarët sot

Dita e sotme shënon për besimtarët myslimanë një ditë të rëndësishme pasi festohet kudo festa e “Kurban Bajramit”.

Këtë vit kjo festë e gjeti botën dhe Shqipërinë në kushte të veçanta dhe të vështira me pandeminë e COVID-19 “nëpër këmbë”.

Por edhe pse në kushte të veçanta në shtëpitë e besimtarëve mysimanë dhe nëpër xhami do të kryehen ritet sipas një protokolli të veçantë që është publikuar dje  kreu i KSHM-së, Bujar Spahiu. 

Myslimanët kudo në botë festojnë “Kurban Bajramin” e njohur ndryshe si festa e sakrificës, riti kryesor i së cilës është të besh kurban një dele ose një dhi që duhet të ndahet mes pjestarëve të famijes.

Kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit ose Abrahamit për të sakrifikuar djalin e tij sipas urdhrave të Zotit. Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose nje dhi. Mishi ndahet mes pjestarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.

Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvitshëm në Mekë.

/Ra.My.Fjala.al/