Regjistrohen 75 raste pozitive me Covid-19 në Greqi

Greqia  është një nga vendet që po e menaxhon më së miri pandeminë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit atje janë shënuar vetëm 2 viktima dhe 75 raste pozitive.

Ky lajm u bë publik ditën e sotme nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në vendin fqinj. Katër prej rasteve pozitive u identifikuan pas kontrolleve në doganat e vendit.

Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 4662 persona.

Aktualisht atje ndodhen në terapi intensive 12 vetë, ndërsa 128 është numri i personave të shëruar në 24 orët e fundit.

Me 2 vdekjet e konfirmuara sot numri total i viktimave shkon në 208 persona.ka.ta/Fjala.al/