Kolin Eduords: Mark Markezi u tradhtua nga elektronika në rrëzimin në Herez! (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është një nga sportet ku lëvizet me shpejtësi marramendëse dhe ku sfidohen, shumë më tepër sesa në Formula 1, ligjet e natyrës dhe ku faktori njerëzor është vendimtar. Por edhe njeriu e ka një kufi dhe duket se ka qenë një problem elektronik, shkaku kryesor që Mark Markezi u rrëzua në garën e Spanjës. Piloti spanjoll bëri 12 parakalime në 18 xhiro, duke e sforcuar në maksimum motorin e tij. E duket se pjesa elektronike ka qenë ajo që nuk ka funksionuar si duhet në momentin e rrëzimit. Dhe këtë e ka zbuluar një koleg i spanjollit.

“Fajtori i vërtetë në dëmtimin e Markezit? Nuk ishte faji i tij. Do t’ju tregoj një sekret”. Kështu shkruan në mënyrë enigmatike Kolin Eduords në profilin e tij në rrjetin social “Twitter”, duke analizuar rrëzimin e kampionit në fuqi të botës para dy javësh në Çmimin e Madh të Spanjës. Një rrëshqitje spektakolare, kur Markez ishte me më shumë se 149 kilometra në orë. Piloti spanjoll qëndroi një sekondë në ajër para se të përplasej, e më pas të merrte edhe goditjen e gomës së përparme të motorit të tij “Honda”. Kjo i shkaktoi një frakturë në krah dhe nevojën për të shkuar në sallën e operacionit.

Sipas Eduordsit kjo gjë ndodhi për shkak të një problemi elektronik në motorin “RC213V”. “Gjithçka që po them është “jo”, – shkruan piloti nga Teksasi. – Kur ju keni një sistem ndihmës elektronik, e në thelb e vendosni jetën tuaj në duart e tij, atëherë i besoni atij më shumë sesa gruaja juaj, në një farë kuptimi. Elektronika ju ndihmon xhiro pas xhiroje. Por kur sistemi ngatërrohet…” E këtu ai kujton edhe aksidentin që Kejsi Stoner pati gjatë provave në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara në 2012-ën. “E njëjta gjë ndodhi me Stonerin në Indianapolis”, – thekson Eduordsi.

Lexo edhe :  "Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern"

“Sistemi kishte ndryshuar dhe piloti u hutua nuk mori vesh se çfarë ndodhi”, – shton ai. Markezi sforcoi motorin e tij kur bëri 12 parakalime në 18 xhiro. Dhe kjo gjë vërteton hipotezën e Kolin Edwardsit, që motori “RC213V” nuk iu përgjigj më Mark Markezit nga ana elektronike./Fjala.al

Të fundit

U nda nga jeta ditën e djeshme, ja kur do të mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zheji do të mbahen të hënën, më 25 gusht, në ambientet e Universitetit...

Sa kushton një vakt në restorant? Më i liri Durrësi, më i shtrenjti Jugu

Çmimet në restorantet shqiptare mbeten ndër më të përballueshmet në rajon, por dallimet mes qyteteve janë të ndjeshme. Një darkë për dy persona në bregdet...

Skandalisht i mirë, rikthimi i filmave të krimit të klasit të lartë

Një valë misteresh të zgjuara, thrillerash dhe dramash të grabitjeve po vjen këtë vjeshtë nga regjisorë të njohur si Paul Thomas Anderson, Spike Lee,...

Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi...

Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para...

Lajme të tjera

Web TV