Raporti i Standard & Poor’s/ Borxhi publik 80% dhe detyrimet e PPP-ve: Çfarë rrezikon ekonomia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare po përjeton ditë të vështira me dy goditje që erdhën nga tërmeti i fundvitit të shkuar dhe pandemia COVID-19. Si pasojë borxhi publik ka arritur shifër rekord 80 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, gjë që ka shqetësuar dhe agjencinë ndërkombëtare të vlerësimit Standard & Poor’s. Në raportin e saj të fundit ajo paralajmëron qeverinë shqiptare se do ta zbresë në renditje Shqipërinë, nëse nuk merren masa për uljen e borxhit dhe menaxhimin e kontratave të PPP-ve. Opozita: S&P kërcënon të ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP-ve.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) konfirmoi së fundmi vlerësimin aktual në “B+” për Shqipërinë, si dhe një perspektivë “të qëndrueshme”. Por, agjencia paralajmëron se do të mund ta ulë renditjen vitin e ardhshëm, nëse borxhi publik vazhdon rritjen dhe materializohen detyrimet e PPP-ve.

“Ne mund të ulim renditjen gjatë vitit të ardhshëm, në rast se përkundër pritshmërive tona, financimi i deficitit të jashtëm bëhet më pak i sigurt, duke ushtruar presion mbi rezervat. Ne do të ulnim gjithashtu renditjen, nëse stoku i borxhit qeveritar vazhdon rritjen, për shkak ose të deficitit më të lartë fiskal, ose të materializimit të detyrimeve nga partneritetet publike private (PPP).” – thuhet në këtë raport.

Ndërkohë borxhi publik i vendit arriti në nivelin rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ministria e Financave njoftoi se S&P vlerëson që pandemia COVID-19, dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, do të bëjnë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohet ndjeshëm në vitin 2020. Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë, veçanërisht në sektorin e turizmit në mbarë globin dhe Shqipëria nuk bën përjashtim, për shkak të peshës së lartë që zë ky sektor në ekonominë e vendit.

Agjencia shprehet se qeveria është duke ndërmarrë një program të fortë stimulues për të kufizuar ndikimin ekonomik nga pandemia, si dhe për të rifilluar përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar. Qeveria ka siguruar mbështetje kreditore nga institucione financiare ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal këtë vit dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave.

Qeveria gjatë këtij viti arriti të emetojë edhe një eurobond. Nëse ekonomia përkeqësohet më shumë nga sa parashikojnë institucionet, qeveria ka ende hapësira për disa politika të mëtejshme. Agjencia shprehet se financat publike të Shqipërisë janë konsoliduar vitet e fundit. Deficiti i qeverisë së përgjithshme u ngushtua në 1,9% të PBB-së në 2019 nga 5,2% në 2014, e udhëhequr kryesisht nga kufizimi i shpenzimeve. Ne presim që ky deficit të rritet në 8,5% të PBB-së këtë vit, për shkak të humbjeve në të ardhura, shpenzimeve shtesë që lidhen me pandeminë, dhe shpenzimeve të larta të kapitalit.

Lexo edhe :  Rama mbledh sot kabinetin qeveritar, çfarë pritet të diskutohet

Ne projektojmë që raporti i borxhit të përgjithshëm ndaj PBB-së të rritet në gati 80% të PBB-së në vitin 2020, ndërsa pritet të ulet nga viti 2021 e më tej, si rezultat i shuarjes së masave të jashtëzakonshme dhe rimëkëmbjes së ekonomisë. Agjencia vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale, në formën e partneriteteve publike-private (PPP) dhe nevojën për parashikueshmërinë e tyre. Ajo shprehet se autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit.

Opozita: Situata është më e errët

Opozita e ka lexuar raportin e S&P si një paralajmërim të fortë për qeverinë dhe si kritikë për sjelljen e saj ndaj borxhit publik dhe kontratave të PPP-ve. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me raportin, i cili, sipas saj kërcënon të ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe koncesioneve. “Raporti i fundit i S&P vazhdon të jetë kritik ndaj qeverisë dhe sjelljes së saj, në raport me rreziqet me të cilat përballet ekonomia shqiptare. Parashikimi për një kontraktim të ekonomisë me 6.5% të PBB-së, i afrohet përherë e më shumë parashikimit për një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së.

Vlerësimi konstant i raportit vjen si pasojë e ndihmës ekonomike në formën e REPO që Banka Qendrore Evropiane dhe gjithashtu FMN-ja i kanë dhënë Shqipërisë. Raporti kritikon sjelljen e qeverisë ndaj PPP-ve, duke qenë një tjetër zë me peshë që nënvizon rrezikun fiskal dhe buxhetor të PPP-ve.” – shkruan ajo. Sipas Tabakut, situata është më e errët sesa përpjekjet e qeverisë për ta bojatisur atë në media, pasi, raporti nënvizon dhe evidenton se do të ketë ulje të vlerësimit, nëse ka përkeqësim të mëtejshëm, si pasojë e ekonomisë informale, rritjes së deficitit dhe, gjithashtu, problemeve me borxhet e fshehura./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV