Silva Bino: Kush janë grupet e riskut që do bëjnë vaksinën e gripit falas

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se po punohet për t’u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, stinë në të cilat gripi stinor do i bashkangjitet dhe situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Ndaj tha ministrja, “jemi të angazhuar për rritjen e mbulesës vaksinale ndaj gripit, e cila do të jetë falas për të gjithë kategoritë e rrezikuara, si pjesë e strategjisë tonë për të përballuar situatën e shkaktuar nga COVID19”.

“Deri tani kemi bere porosinë për serine e pare te vaksinave”.

Përgatitemi për të vijuar përballjen me epideminë e Covid, qe sipas strategjisë po forcojmë kapacitetet e testimit, gjurmimit, spitaleve e paralelisht me sëmundshmërinë tjetër qe është po kaq e rrezikshme. Rrisim kapacitetet për vaksinimin e sigurt, ndaj gripit për grupet e riskuara”, u shpreh Manastirliu.

Shefja e Epidemologjisë së ISHP-së, Silva Bino tha se kategoritë e rrezikuara që janë edhe me te prekshëm nga Covid-19, janë “persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësore, mësuesit apo kujdestarët për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri 5 vjeç, sepse e transmetojnë më shumë gripin”.

 

Bo.Ba/fjala.al