Zjarri vazhdon të djegë pyjet me pisha në Gramsh, flakët pushtojnë dhe kodrat në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në malin e Koshnicës në Gramsh. Zjarri ndodhet pranë fshatit Siman të Gramshit, i cili u shfaq qysh dje. Nga flakët janë shkrumbuar pisha dhe një numër i madh pemësh.

Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Është ende i paqartë shkaku që ka sjellë flakët në këtë zonë, ndërkohë që ato kanë qenë të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.

Sot situata paraqitet edhe më serioze. Zjarri është ende i pranishëm ndërsa drejtues të zjarrfikëses nuk dinë të thonë me siguri sa është sipërfaqja e djegur, por pohojnë se është e konsiderueshme.

Ndërkohë një zjarr i përmasave të frikshme ka përfshirë edhe kodrat në fshatin Hormovë në Gjirokastër.

Era ka favorizuar përhapjen e tij drejt fshatit Horrmovë. Në vendngjarja ka shkuar reparti zjarrfikës i cili për përpiqet të neutralizojë flakët.

Por terreni malor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me automjete. Ata po përpiqen me anë të mjeteve rrethanorë të izolojnë fjalët që të mos rrezikohet zona e banuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Droni kap ‘mat’ zjarrvënësin/ Rama nxjerr pamjet: Ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme ndërsa thotë se kjo nuk është vetëm një krim, por...

E rëndë në Tiranë, punëtori i ndërtimit bie nga lartësia dhe humb jetën

Një aksident fatal ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kinostudios, Tiranë. Rreth orës 09:30, një 66-vjeçar, i identifikuar si Rr. M., dyshohet...

E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Nje 32 vjeçar nga fshati Pojan, bashkia Maliq i ka dhene fund jetes duke u vetevrarë me arme gjahu. Ngjarja ka ndodhur pak minuta me...

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Lajme të tjera

Web TV