Jaeld Çela mbetet në burg, Gjykata e Lartë refuzon lirimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka mbetur në burg, Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për lirim nga qelia.

Çela e argumentoi kërkesën për liri me faktin se nuk kishte rrezikshmëri shoqërore dhe se nuk mund të dëmtonte provat, por Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e tij.

Kërkesa e çelës u bë pasi çështja ndaj tij dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u kthye për rigjykim në Shkallën e Parë, Gjykata e Lartë ka shuar dëshirën e Çelës për të zbutur masën e sigurisë “arrest në burg”.

Kujtoi se Jaled Çela qëndron në burg prej 16 majit, kur u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pas më shumë se 2 vitesh qëndrimi në arrati. Gjatë arratisë ai u dënua nga Gjykata për Krimet e Rënda me 3 vjet e 4 muaj burg për “shpërdorim të detyrës”.

Por duket se qëndrimi në qeli i Çelës është i varur edhe nga fakti nëse ai dhe i bashkëpandehuri Tahiri, do të kundërshtojnë në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Posaçëm që ktheu dosjen në rigjykim.

Nëse vendimit të Apelit për Tahirin e Çelën i bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, rigjykimi nga zero i dosjes në Gjykatën e Posaçme nuk mund të fillojë pa u shprehur kjo gjykatë. Por ngarkesa e lartë në Gjykatën e Lartë, më shumë se 35 mijë dosje në pritje dhe trupa gjyqësore e paplotësuar e bën të largët ditën kur rekursi mund të merret në shqyrtim.

Në vendimin e 26 qershorit për kthimin e dosjes në rigjykim, Apeli i Posaçme argumente se Shkalla e Parë ka gabuar kur rikualifikoi akuzën për ta nga “trafik i narkotikëve” në formën e grupit kriminal në “shpërdorim të detyrës”./la.mi/Fjala.al

Të fundit

Evropiani U-17 për herë të parë në Shqipëri, kombëtarja kuqezi sfidon Portugalinë

Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e saj të parë historike në Kampionatin Europian U-17 kundër Portugalisë. Lojtarët e...

Sulm me thikë në aeroport, policia spanjolle vret 18-vjeçarin në sytë e turistëve

Skena paniku u regjistruan në aeroportin e Gran Canarias të shtunën, kur një 18-vjeçar nga Gambia u qëllua për vdekje nga policia spanjolle, pasi...

Scarlett Johansson kritikon çmimet Oscar dhe korrupsionin rreth Akademisë

Scarlett Johansson kritikoi Akademinë dhe lidhjet e saj me teknologjinë në një intervistë të re për Vanity Fair. Duke kritikuar ndikimin në rritje të...

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka...

Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë “eksperiencë”

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues për të rinjtë dhe...

Lajme të tjera

Web TV