Shpërthim i fuqishëm në Bejrut, raportohet për dëme të shumta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Vrasja e tij kishte ndodhur më 2005.

BBC raporton se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit. Autoritetet thonë se mund të ketë shumë viktima.

Ministri i shëndetësisë në Liban ka thënë se ka shumë të lënduar dhe dëme të mëdha.

Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë.

Të premten një gjykatë e Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit Hariri.

Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.

Libani është i përfshirë nga tensionet politike. Gjatë periudhës së fundit janë organizuar demonstrata kundër qeverisë duke kërkuar përmirësimin e situatës më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990./rel/Fjala.al

Të fundit

Sot, 100-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë

Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Themelimi i saj u bë realitet në bazë të marrëveshjes...

1969 – Vdes Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit

Më 2 shtator 1969, në Hanoi, ndërroi jetë Ho Shi Min, udhëheqësi historik i Vietnamit, i cili u bë simbol i qëndresës kundër kolonializmit...

I thanë nuk do të bëhesh kurrë shefe, ajo u kthye dhe e bleu të gjithë kompaninë

Të bësh një biznes të suksesshëm në çdo fushë kërkon këmbëngulje. Julia Stewart iu tha se nuk do të bëhej kurrë CEO e Applebee ndërsa...

Solidaritet me Gazën në Festivalin e Filmit në Venecia

Në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia një i ftuar në tapetin e kuq mbante banderolë me mbishkrimin “Ne të gjithë jemi...

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën!

Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën - as për palestinezët nga Galit Peleg Thonë se protestat janë për Gazën. Që kjo valë zemërimi është për...

Lajme të tjera

Web TV