Dëmtimet nga moti i keq në rrjet/OSSH në terren: Riparohen 50% të defekteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pasojë shkarkesave atmosferike dhe stuhisë,  disa linja të tensionit të ulët e të mesëm pësuan avari si këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh dhe rrëzime të shtyllave elektrike.

Zonat më të prekura nga dëmtimet në rrjet janë rajoni i Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Kukësit, Shkodrës dhe Burrelit.

“Brigadat e OSSH të përbëra nga 2 mijë punonjës të 11 drejtorive rajonale janë në terren duke punuar intensivisht për rikthimin sa më shpejt të normalitetit në furnizimin me energji elektrike.
Në krahasim me situatën e krijuar mëngjesin e sotëm, nga informacionet e dispecerisë qendrore në OSSH, deri në mesditë u riparuan mbi 50 përqind e defekteve, ndërsa po punohet për riparimin e fiderave të dëmtuar ë zonat rurale ku linjat janë ajrore dhe terreni është më i vështirë”, deklaron OSSH./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Dy opsione për sulmin e Milanit, Tare e konfirmon nga “San Siro”: Një duhet të vijë

Milani po përballet sot me Barin. Ndeshja është e vlefshme për Kupën e Italisë. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, foli para sfidës pasi...

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksat e larta

Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të fundit, kanë vendosur të rikategorizohen – duke kaluar zyrtarisht nga statusi i hotelit në...

Sherr brutal për një Jet-ski me qira në Ksamil, policia shoqëron disa persona

Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbasditen e sotme në Ksamil. Mësohet se konflikti ka nisur për marrjen me qira të një Jet-ski dhe...

Lajme të tjera

Web TV