Veleçiku i Koplikut përmbys Maliqin, mbetet në të parë, të mërkurën, Devolli-Partizani B

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kurrë mos thuaj kurrë” dhe “Gjithçka mbyllet atëherë kur gjyqtari fishkëllen për përfundimin e ndeshjes”.

Këto dy shprehje të përdorura rëndom në futboll kanë gjetur të enjten zbatim në Cërrik, aty ku Veleçiku i Koplikut ia ka dalë të triumfojë ndaj Maliqit dhe do të jetë ajo skuadra që do të vazhdojë të luajë në nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, edhe për sezonin tjetër.

Në fakt, në Fushën Sportive “Nexhip Cungu” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha brenda. Kjo sfidë përballi koplikasit, që e mbyllën sezonin e rregullt në vendin e 8-të të grupit A, apo grupit të Veriut, të Kategorisë së Parë, me Maliqin, që u rendit i dyti në grupin B, apo grupit të Jugut, të Kategorisë së Dytë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndonëse skuadrat kishin disa raste për shënim. Pjesa e dytë ishte me të vërtetë emocionuese. Maliqi kaloi i pari në epërsi me anë të Muçollarit, i cili shënoi me një goditje mjeshtërore nga jashtë zone në minutën e 63-të.

Megjithatë, kur të gjithë mendonin se Maliqi do ta bënte ëndrrën realitet për të qenë në Kategorinë e Parë, erdhi edhe përmbysja e pabesueshme. Juglindorët rezistuan mirë deri një minutë përpara fundit, atëherë kur ndodhi edhe “gjëma”.

Veleçiku barazoi shifrat në minutën e 89-të me anë të Shekajt, ndërsa Zaraj në minutën e 95-të kurorëzoi bëri përmbysjen e çmendur për koplikasit, duke bërë që të jenë ata që luajnë edhe për sezonin tjetër në Kategorinë e Parë. Ky ishte akti i parafundit i këtij sezoni të futbollit shqiptar, pasi akti i fundit do të luhet të mërkurën, kur Devolli dhe Partizani B, do të diskutojnë “biletën e mbetur” për në Kategorinë e Parë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Arrestohet “piloti” nga Kamza, kreu manovra në rrugë me Audi dhe përplasi 5 këmbësorë

Një burrë u arrestua nga policia për shkak se përplasi 5 këmbësorë me makinë, teksa kryente manovra me makinën...

Luksi në turizmin tonë duhet të jetë si “bukë, kripë e zemër” për të gjithë…

Alba Malltezi Një port jahtesh në zonën turistike në Liguria është ndërtuar prej 1964. Janë 61 vite eksperiencë të turizmit lokal, global, e tani masiv....

E rëndë në SHBA!/ Atentat ndaj dy ligjvënësve demokratë. Dy viktima dhe një i plagosur

Dy ligjvënës nga Partia Demokratike në shtetin e Minnesotës janë sulmuar me armë në shtëpitë e tyre në SHBA. Si pasojë e të shtënave,...

Avioni humbi fuqinë e motorëve, tragjedia në Indi, vijojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit

Avioni i Air India Boeing 787 dreamliner që u rrëzua këtë të enjte duke lënë pas 241 viktima brenda avionit të Pasagjerëve dhe vetëm...

Kupa e Botës për Klube, Messi: “Mundësi e shkëlqyer për të parë më të mirët”

Inter Miami nis aventurën në Botërorin e Klubeve në ndeshjen ndaj Al Ahly. Për këtë event që fillon të dielën, ka dhënë mendimin e...

Lajme të tjera

Web TV