Zhan Todt: Formula 1, për t’u marrë shembull për kthimin e saj përtej epidemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Federatës Botërore të Automobilizmit (FIA), Zhan Todt, beson se Formula 1 ka dhënë një “shembull global” me kthimin e saj në gara pas shpërthimit të virusit korona. Formula 1 u detyrua të heqë dorë nga 10 garat e para të vitit për shkak të epidemisë së “Covid-19”, por arriti që sezonin e saj ta fillojë me Çmimin e Madh të Austrisë në korrik.

Tani është hartuar një kalendar me 13 gara, me perspektivën për t’u shtuar edhe disa gara, si pasojë e një numri të madh masash të marra për të krijuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në gara. Todti tha se ai ishte “shumë krenar” për mënyrën sesi Formula 1 e kishte administruar kthimin e saj, duke besuar se ka dhënë një shembull edhe për sporte të tjera në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare.

“Për të marrë vendimin për të nisur garat nuk ishte e lehtë, pasi po prisnim të përmirësoheshin kushtet e situatës së krijuar nga “Covid-19” – ka rrëfyer francezi. -Formula 1 ishte seria e parë ndërkombëtare që filloi përsëri me protokolle shumë të rrepta. Ka qenë një shembull global i motivimit dhe angazhimit për të rifilluar garat. Kam lexuar edhe komente “që ju e bëni këtë për para”. Për mua, është gabim.

“Të gjithë e dinë se jeta duhet të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në normalitet, duke marrë parasysh që virusi është aty”, – ka vijuar ai. Todti tha se Formula 1 kishte qenë “shumë kreative” për të rindërtuar kalendarin, pasi epidemia e detyroi që, më shumë se gjysmën e garave të planifikuara këtë vit t’i anulonte, duke bërë që të gjejë mënyra për t’i zëvendësuar si në Muxhelo, në Imola dhe Nurburgring.

Lexo edhe :  Tensione në fundin e sfidës Inter-River Plate, përplasje e ashpër mes Dumfries dhe Acuna

Duke folur në vijim, kreu i organizmit që qeveris automobilizmit botëror tha se fleksibiliteti me kalendarin “kërkonte shumë energji” dhe “shumë krijimtari”. Formula 1 ka raportuar 3 raste pozitive të “Covid-19” në mes të programit të plotë të kontrollit në 4 garat e para, një prej të cilëve është piloti i “Racing Point”, Serxhio Perez. Ai u detyrua të humbasë Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, pasi është karantinuar./Fjala.al

Të fundit

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra...

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV