Mediat kanë publikuar pjesë nga deklarata e 44-vjeçarit në Policinë e Pogradecit, ku rrëfente pa pendesë se si i preu kokën nënës së tij.
Sipas deklarimeve mësojmë se agresori nuk është penduar për vrasjen e nënës së tij, pasi sipas tij kjo do të ndodhte një ditë.
“Nuk pendohem. Kjo do te ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllanë“, ka thënë ai në polici.
Në momentin që policia ka mbërritur në banesën e 44-vjecarit, ai ishte i lyer në gjak. Burri e mbante akoma në dorë armën e krimit.
Policia shprehet se 44 vjecari nuk ka bërë asnjë rezistencë. Mësohet se ai iu ka thënë efektivëve: “Mos u afroni. Do iu bëj pis, se gjaku është me magji”.
la.mi/Fjala.al