“Kaluan me sukses virusin”, Pjerin Ndreu jep lajmin e mirë për dy nënkryetarët e bashkisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu ka lajmëruar shërimin nga koronavirusi të dy zv. kryetarëve të tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu u ka uruar shëndet të plotë ndërkohë që tha se ka qenë në kontakt për konsulta pune, pasi ata kanë punuar nga shtëpia.

Ai tha se ka pasur edhe nga ata që kanë bërë statuse pa pikë turpi në lidhje me të infektuarit me Covid-19.

“Oliana dhe Ermali, dy Zv. Kryetarët e Bashkisë Lezhë, kanë kaluar me sukses Covid-19. Duke ju uruar shëndet të plotë, i komplimentoj për korrektesën e treguar duke u izoluar dhe kryer një karantinë serioze.

Sakrifica që ata bënë është pjesë e seriozitetit që ne kemi si staf, duke vlerësuar situatën për mos infektimin e familjeve dhe kolegëve. Megjithëse çdo ditë kemi qenë në kontakt për konsulta pune, dhe ata vetë nuk kanë reshtur së punuari nga shtëpia duke ndihmuar në zgjidhjen e problematikave.

Por pati dhe ndonjë që me helmin në gjak, bëri statuse pa pikë turpi. Por ne ja dalim gjithmonë, ashtu si Oliana dhe Ermali, dhe kushdo tjetër që do infektohet nga Covid. Urime e mbarësi për të dy. Mezi presim të rikthehen në punë për të ecur më shpejt në punët e përditeshme”, shkruan Pjerin Ndreu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

250 mln euro për bujqësinë u përdorën për të blerë vota!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave të...

“Je ku**ë, majmune”/ Vajzat kapen prej flokësh për një vend parkimi (VIDEO)

Një sherr i ashpër mes vajzazh ndodhi në New York City, për një vend parkimi. Ne sherr u përfshinë një 45-vjeçare Andrea Dumitru nga Rumania,...

Autofatura” bëhet e detyrueshme për blerjet nga fermerët vendas

Administrata Tatimore njoftoi më datë 7 korrik tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me shumicë dhe pakicë, se më...

E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Një grua 20-vjeçare, Charlotte Summers, ndau përvojën e saj të papritur të lindjes vetëm 17 orë pasi zbuloi se ishte shtatzënë për shkak të...

Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën. Bëhet...

Lajme të tjera

Web TV