Humbi jetën nga virusi/Flet ashpër deputeti: BAJO s’është më, unë s’e ndihmova dot, as ti, as shteti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë skulptori i njohur Arben Bajo, i cili ishte infektuar me Covid.

Ai ndodhej në gjendje të rëndë dhe i intubuar te spitali Infektiv, ndërsa dje miqtë e tij bënë apel se 53 vjeçari ka nevojë urgjente për gjak A-NEGATIV nga një person që ka kaluar koronavirusin.

Lidhur me këtë lajm kanë reaguar miq e figura të njohura të artit e politikës. Një ndër ta është edhe deputeti Fate Velaj, i cili në postimin e tij shkruan se askush nuk e ndihmoi dot.

ARBEN BAJO nuk është më.  Unë nuk e ndihmova dot. As ti. As ai dhe ajo. As shteti. As Vace Zela.  Bronxi i saj. Kitara.As Sebastian Vaca tek “Vdekja e një artisti” në dekadencën e një shoqërie “elitare” dhe të paskrupull, e përdorur për të imponuar këndvështrimin e saj, tekat e saj. R. I. P. Kohës Tonë. R. I. P. Bronxit”

Po në rrjetin social ka shkruar edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Ndërsa kujtojnë punën e vyer të skulptorit shprehin se kujtimi dhe vepra e mjeshtrit të skulpturës do të jetë gjithmonë mes nesh.

Postimi i plotë Erion Veliaj 

Postimi i plotë Elvi Margariti

“Me shumë gjasë në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar. Ishe në kulmin e krijimtarisë tënde dhe është e pabesueshme, që nuk do të kthehesh më aty…Një ditë kaq e trishtë sot!Kemi një artist më pak..Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh…. u nda prej nesh.A mundet të të themi lamtumirë kaq herët!?U prehsh në paqe!Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh!”

 

Bo.ba/fjala.al

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV