Kontributi i dhënë në Konferencën e Donatorëve, firmoset marrëveshja me qeverinë italiane për fondin 95 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për angazhimin e 95 milionë eurove, ku 90 milionë euro janë kredi e butë, ndërsa 5 milionë do të jenë për grantin e rindërtimit të objekteve publike.

Ka qenë ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj që ka firmosur marrëveshjen me ambasadorin italian Fabrizio Bucci.

Kredia 90 milionë euro me interes shumë të vogël do të përdoret në sektorin e energjisë, zhvillimin e ekonomisë së detit dhe rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile.

Konkretisht, kredia 90 milionë euro do të përdoret:

a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit

b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit

c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile,

Ministri Ahmetaj ka falenderuar kryeministrin italian Conte, ministrin e Jashtëm Di Maio dhe ambasadorin Bucci për vënien në dispozicion të 95 milionë eurove.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV