Surprizon fantazisti shkodran, firmos me ekipin turk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Largimi i tij nga Tirana natyrisht qe u krijoi iluzionin tek shumë skuadra për ta bërë pjesë të tyren. Por nuk do të ndodhë kështu.

Fantazisti shkodran Edon Hasani është shfaqur i qeshur dhe i lumtur teksa hedh firmën mbi kontratën që e bën futbollistin më të ri të skuadrës turke Ankara Keciorengucu.

Ish numri 10 i bardhebluve ka gjetur menjëherë skuadrën e tij të re, me klubin turk që ka përfituar të marrë shërbimet e një lojtari me eksperiencë, klas dhe karakter sportiv, duke përfituar nga situata e Edon Hasanit si lojtar i lirë.

Mesfushori shkodran ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon.

Klubi i Ligës së Parë turke, që e përfundoi sezonin që sapo u mbyll në vendin e tetë, është destinacioni i ri i mesfushorit shkodran që vetëm pak ditë më parë i dha lamtumirën Tiranës.

28-vjeçari u kërkua edhe nga Vllaznia, por ofertë nga Turqia ishte e pa refuzueshme. Për rrjedhojë shkodranet apo dhe ndonjë ekip tjetër që ka dashur ta ketë në radhët e tij, tashmë duhet të mendojnë për zgjidhje të tjera./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV