“Brenda vitit banesat e dëmtuara nga tërmeti do të rindërtohen”, Veliaj: Kemi hapur garën për pallatet e reja tek “5 Maji” dhe në Kombinat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda vitit, të gjithë banesat individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë rindërtuar. Duke folur nga zyra e tij pas fitimit të betejës me COVID-19, Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë për të gjithë familjet e prekura nga tërmeti.

Ai theksoi se sapo është hapur gara dhe për infrastrukturën dhe për pallatet e reja në dy lagjet kryesore, lagjia “5 Maji” pranë Bregut të Lumit dhe në Kombinat.

“Më vjen mirë që puna ka vazhduar në Bashki. Ne sot kemi më shumë se gjysmën e shtëpive individuale në fshat nga tërmeti që kanë filluar punën, gjysma tjetër do të fillojë këtë periudhë të mbetur të gushtit dhe të shtatorit dhe ne do të sigurohemi që brenda vitit të ri, brenda datës 31 dhjetor të gjithë ata që kanë shtëpi individuale, sidomos në zonat rurale do të futen në një shtëpi të re. Ndërkohë që sapo kemi hapur garën për infrastrukturën dhe për pallatet e reja në dy lagjet kryesore, lagjia “5 Maji” pranë Bregut të Lumit, ku një pjesë e madhe e apartamenteve të tërmetit sidomos për atë pjesë të Tiranës do të ndërtohen aty dhe sapo kemi hapur garën për lagjen e dytë që është lagjia Kombinatit që ne e quajmë Kombinat duke qenë se do të ketë edhe disa muze dhe disa galeri që është vetëm në anën tjetër të rrugës të lagjes së dëmtuar nga Kombinati. Fokusi do të jetë tek rindërtimi”, nënvizoi Veliaj.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV