35 mijë dosje pezull në Gjykatën e Lartë, Ambasada e SHBA: 12 juristë të rinj për zgjidhjen e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 35 mijë çështje të pazgjidhura “flenë” në Gjykatën e Lartë, e cila ende nuk është formuar plotësisht pas fillimit vettingut në Drejtësi.

Për zgjedhjen e këtyre çështjeve ambasada e SHBA ka aktivizuar 12 juristë të rinj.

Përmes një njoftimi ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, Programi Drejtësi për të Gjithë i USAID-it ka përfshirë 12 juristët e rinj shqiptarë që të punojnë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura.

“Ata po punojnë në gjykatë dhe aktualisht janë përqendruar në krijimin e një inventari të hollësishëm të afro 35,000 çështjeve të pazgjidhura të gjykatës”, njofton amabasada.

Njoftimi i plotë:

“Në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë, Programi Drejtësi për të Gjithë i USAID-it ka përfshirë me sukses 12 juristë të aftë e të rinj shqiptarë në rolin e Nëpunësve për Uljen e Numrit të Çështjeve të Prapambetura (NUNÇP). Të dymbëdhjetë punojnë tashmë në gjykatë dhe aktualisht janë përqendruar në krijimin e një inventari të hollësishëm të afro 35,000 çështjeve të pazgjidhura të gjykatës.

Ky inventar do të jetë baza për kategorizimin e çështjeve në grupe, të cilat mund të trajtohen më pas në një mënyrë më të efektshme dhe efikase nga këshilltarët ligjorë dhe gjyqtarët e gjykatës. USAID-i dhe gjykata ndajnë mes tyre përgjegjësinë për të siguruar që këta nëpunës të kenë në dispozicion të gjitha burimet e nevojshme për të qenë të efektshëm.

Gjatë kësaj periudhe të vitit me ritme më të ngadalta, gjykata e ka përshtatur kalendarin e pushimeve të punonjësve të saj për të mundësuar praninë e nëpunësve NUNÇP, ndërsa Projekti Drejtësi për të Gjithë ka ofruar mjete të tilla, si: laptopë dhe artikuj zyre. Gjithashtu, Projekti Drejtësi për të Gjithë ka ofruar mjete të mbrojtjes personale për të gjithë gjykatën dhe nëpunësit, për të siguruar kështu një mjedis të sigurt pune. Ky është një bashkëpunim shumë i mirë, në interes të aksesit në drejtësi dhe një shërbimi më të mirë për qytetarët e Shqipërisë.”

Të fundit

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington,...

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi i Kombëtares...

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin...

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi rekord...

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re. Stilistja prej vitesh është...

Lajme të tjera

Web TV