Kalifornia e pushtuar nga flakët, qindra te evakuuar

 

Kalifornia është përfshirë nga flakë të fuqishme të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ndërkohë autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e rreth 500 familjeve në zonë.

Deri tani raportohet se janë djegurn rreth 400 hektarë me pyje dhe shkurre në zonën qëndrore të LA.

Të ndihmuar nga helikopterë dhe avionë të shumtë, më shumë se 300 zjarrfikës  janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët.