Një ditë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj u rikthye në punë pasi mori edhe përgjigjen e dytë negative për COVID-19.
Por një pyetje që shumë qytetarë filluan të bënin kishte të bënte me nxirjen e tij në fytyrë.
Edhe për këtë, kryebashkiaku i Tiranës e ka dhënë një përgjigje sqaruese.
“Nuk është simptomë nga koronavirusi. Por gjatë izolimit në banesë e vetmja mundësi ajrimi ishte ballkoni ku kam kaluar një pjesë të mirë të ditës duke lexuar”, ka treguar kryebashkiaku.
Ai gjithashtu hodhi poshtë zërat se ishte kuruar jashtë, duke ritheksuar se ka marrë vetëm mjekimin që u kanë dhënë mjekët shqiptarë.
Teksa u shpreh se pati turbullim shikimi, si pasojë e prekjes nga koronavirusi, Veliaj shtoi: “Kam nxjerrë mësime nga kjo histori. Kalova shumë kohë në shtëpi duke lexuar, duke reflektuar për jetën.”/ Ar.Ha/ Fjala.al