Pala greke mbyll sportelet, mijëra shqiptarë do kalojnë natën në makina

Prej 3 ditësh me mijëra qytetarë shqiptarë kanë vuajtura dhe po vuajnë radhët e gjata për të kaluar në pikat kufitare për në Greqi.

Situata më e rënduar është në pikën kufitare të Kakavijës, ku kulmi arriti sot me vargun e makinave që kaloi 12 kilometra.

Fatkeqësisht pala greke nuk do të vijojë të punojë pas orës 22:00, duke rihapur sportelet sërish mëngjesin e së shtunës në orën 07:00.

Ndërkohë që më herët, Ministria e Jashtme, por edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri me dije se po negociohet me palën greke për shtyrje të këtij afati, por kjo nuk ka ndodhur.

Emigrantët shqiptarë të cilët do të kalojnë të parët me hapjen e sportelit nesër kanë treguar se kanë mbetur të bllokuar në radhë që në orën 13:00 të së enjtes, dhe vuajtjet e tyre do të marrin fund vetëm në orën 07:00 të së shtunës, duke bërë që të jenë në pritje për 42 orë.

Orët e zgjatura pa ushqim dhe ujë të mjaftueshme e kanë bërë situatën shumë të rënduar për qytetarët shqiptarë, në ndihmë të tyre është aktivizuar edhe ushtria.

Në një dalje për mediat, ministrja Xhaçka, nga Kakavija, u shpreh se po i ndihmon qytetarët shqiptarë me ushqime dhe ujë.

https://youtu.be/MMooWr14iH0
Ar.Ha/Fjala.al