Të bëhesh apo të mos bëhesh mësues, kjo është çështja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Prof. dr. Xhevdet Zekaj, Dr. Aranit Gjipali

Nëse një ditë kërkon të shkosh të studiosh për të fituar profesionin e ndritur të mësuesisë, duhet të mendohesh mirë, madje shumë mirë! Licencimi i profesionit mund të shkojë dhe 12 vite!!!

Sipas ligjit nr. 80/2015 PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” cikli i përfundimit të Arsimit të Lartë është 3 vite bachelor, dhe 2 master profesional ose shkencor, kjo dhe sipas Kartës së Bolonjës, e miratuar prej kohësh në Shqipëri. Mësuesi është një profesion sa i bekuar, po aq dhe i përgjegjshëm, sepse si është arsimi, mësuesi, pedagogu, mësimdhënësi, ashtu është e ardhmja e vendit.

Arsimi i lartë i modelit Kristal e kompani është një tregues real se sa të papërgjegjshëm jemi në afatet dhe cilësinë e përgatitjes së mësuesve, aty ku filloi gangrenizimi i arsimit të lartë. Cituam më lart se të përfundosh ciklin e plotë dhe të përfitosh diplomën duhen 5 vite, por realisht në Republikën e Shqipërisë të pajisesh me dokumentin përfundimtar, apo licencën e mësuesit duhet më shumë se shtatë vite në rastin më fatlum, por për mos të thënë tetë e ndonjëherë më shumë se dhjetë?

Për të shmangur apo bërë efektiv masterin, stazhin, e për të shkurtuar afatet e shkollimit është fare e thjeshtë: të përdoret sistem sanduiç, pra studentët vinë në master një semestër, pastaj shkojnë në praktikë-stazh dhe pastaj vinë e mbrojnë provimin e formimit, pra dhe në praktikë riaftësohen, stimulohen, përditësohen, praktikohen, përgatisin temat e diplomës dhe fitojnë cilësi dhe jo plagjiaturë banale etj. Të kuptohemi, afati kohor nuk është problem shifrash, por thelbësor, alogjik, diskriminues dhe terrorizues për shumë arsye:

E para, a ia vlen një diplomë mësuesi pas tetë vitesh studimesh e barriera shtetërore, burokratike, stazh, provim formimi, provim, licencimi, provim portali? Për çfarë pagese? Për 40000 mijë lekë? Për një ngarkesë administrative të tmerrshme dhe të pavlerësuar të mësuesve të arsimit fillor e më tej.

A themi mësuesi është fisnik? A themi të gjithë se fati i kombit varet nga edukimi, shkolla? Ok! Por me kaq lekë ata janë njësoj si në kohën e diktaturës, kur arixhinjtë në Fierzë thoshin: U bëmë si mësuesit, nuk na merr njeri në makinë! Për të qeshur dhe për të qarë! Diskriminim!

E dyta, qeveria shkel rëndë autonominë universitare, edhe thotë se departamenti, fakulteti përcakton kriteret dhe mesataren e pranimit të studentëve në universitet, pastaj nxjerr një vendim qeverie që thotë: mesatarja në degët mësuesi mbi 8??? Kë të besojmë ligjin apo Maliqin, thjesht dhe përse kjo mesatare kaq e lartë?

Kush vjen në mësuesi për një vend pune qesharak, në fund të botës për 40000 lekë? Pas dhjetëra pengesash dhe depersonalizim të mësuesve? Por nëse thua mesatare mbi tetë, cilat janë benefitet për ata studentë që studiojnë në degët mësuesi? A nuk duhen parë me suport ekonomik, bursa, stimulime financiare, strehim falas, interneti, salla IT etj., etj. Përse duhet të vijë një student në mësuesi me mesatare mbi tetë të bëhet mësues, kur shkon në juridik, ekonomik, mjekësi, komunikim, IT, inxhinieri e degë të tjera që kanë benefite dhe kushte të shkëlqyera, e thënë më shqip edhe shumë të ardhura dytësore apo para pa fund të ligjshme e të paligjshme.

Kur qeveria kërkon mesatare mbi tetë, a mendon për provime skandaloze, me pyetje “Turi” që përsëritin njëra-tjetrën, si provimi i formimit, i diplomimit, provimi i licencimit, provimi i portalit etj. që janë një torturë reale, dhe problematikat e programeve janë shpeshherë skandaloze, të pakuptimta dhe jashtë çdo mundësie përgatitjeje, që shoqërohet me korrupsion që në provimet lëndore, ato të formimit, të licencimit, të portalit dhe me ndërhyrje pa fund politike, militantiste etj.

Vijojmë të themi se a është normale që edhe kriteret, pastaj kuotat të jenë në thelb kundër universiteteve rajonale, apo më saktë si ka mundësi që qeveria jep në degët mësuesi në Tiranë edhe 200 kuota për mësuesi në ndonjë degë, madje dhe në ndonjë fakultet që nuk ka lidhje me mësuesinë? Me përvojën shekullore të stafeve akademike?

Për ta thënë më shqip, nëse themi po shkojmë te 115-vjetori i Normales së Elbasanit, cilat janë politikat qeveritare për të stimuluar studentët për të shkuar në këto degë? Si do të menaxhohen, me çfarë politikash apo çfarë parametrash, faktorësh, indice, stimulime duhet bërë për të mbështetur IALP për të shfrytëzuar në maksimum përvojën shekullore të këtyre institucioneve?

Asgjë! Asnjë! Thjesht anatemohen, sulmohen, u shkelen të drejtat për kriteret e pranimit dhe të gjitha janë të qëllimshme, së pari për të orientuar studentët drejt kryeqytetit dhe pastaj drejt institucioneve jopublike. Në kësi maskarade, fillojmë apo harrojmë se çfarë jemi dhe ku po shkojmë?

Lexo edhe :  Ç’e ëmbël e helmët kjo Himarë!

Nëse për një çast mendojmë pastaj dhe një provim tjetër skandaloz, provimi i mbrojtjes së gjuhës së huaj, nëse nuk merr provimin, nuk pajisesh me diplomë? Të shkretët mësues…

Ky provim është qershia mbi tortë për një korrupsion masiv, skandaloz, por dhe pa vlerë formuese, ky provim edhe blihet pa ditur asnjë fjalë në gjuhë të huaj. Po, po blihet! Nëse sot qeveria jep një urdhër dhe kërkon të verifikohet vërtetësia e këtij provimi, të jeni të sigurt se skandali do të jetë i paimagjinueshëm dhe që i bie jo vetëm atyre studentëve të viktimizuar, por edhe shumë PHD, Prof. as që e bëjnë atë provim duke e blerë. Dhe janë me mijëra.

Por, kush ma shpjegon përse i duhet patjetër një mësueseje në Shalë, Bicaj, Lekëbibaj, Kuç, Polis, Shebenik, Karkavicë, Shëngjergj, Leskovik, Tamarë etj? Përse e detyruar? Përse? Përse janë nja dhjetë a 12 drejtori si pa fund, qendra kombëtare etj. të ngjitura pranë MASR-së, përse është IZHA? Mësuesi në Tamarë do të merret me përkthim? Ai do të bëjë politika arsimore?

Krahasime, ballafaqime, interpretime të përvojës botërore. Pika! Hiqeni urgjentisht këtë masakër korrupsioni dhe një ngarkesë vrastare për mësuesit, për procedurën absurde të licencimit apo pajisjes më diplomë tetë deri dhjetë vite për të përfituar profesionin e mësuesit??? Të bëhesh apo të mos bëhesh mësues, kjo është çështja! Madje, me këtë qeveri që mund të vendosë që mesatarja të bëhet nëntë për mësuesit, se ia vlen për një rrogë 40000?

Për të kuptuar efikasitetin dhe vizionin e MASR-së, e shtrirë ajo deri në qelizat formuese, arsimore, edukuese, shikoni se si kanë reaguar autoritetet politikëbërëse arsimore, MASR-ja, IZHA, universitetet në raport me ndryshimin që duhet të pësojë arsimi në kohën që jetojmë, kur ka shumë zanate në zhdukje.

Ne jemi në kohë e vizion në raport me STEM-in, e cila është një qasje ndaj mësimit dhe zhvillimit që integron fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, që po revolucionarizon arsimin në tërësi, thellësi, kohë, vizion, sepse ekonomia globale po ndryshon. Punët e tanishme po zhduken për shkak të automatizimit dhe vendet e reja të punës po shfaqen çdo ditë si rezultat i përparimeve teknologjike.

Përmes STEM-it studentët zhvillojnë aftësi kryesore, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve, rritjen e kreativitetit, analizën kritike, bashkërendimin e bashkëpunimin, të zhvillojnë mendimin e pavarur, të marrin nisma e përgjegjësi, të përmirësojnë komunikimin, të aftësohen në shkrim digjital.

Përparimet e vazhdueshme në teknologji janë duke ndryshuar mënyrën se si nxënësit mësojnë, lidhin dhe bashkëveprojnë çdo ditë. Aftësitë e zhvilluara nga studentët përmes STEM-it u japin atyre bazën për të pasur sukses në shkollë dhe më gjerë.

Po ju sjellim me shumë dhimbje një shembull: në një lëndë kërkimi shkencor apo shkrim akademik, dhe përse zhvillohen 300 orë mësim, studentët kur vijnë në provim formimi nuk dinë të kuptojnë apo thonë se çfarë është hipoteza, se si bëhet PowerPoint e marrëzira të tilla?

Prandaj të gjitha stafet akademike dhe MASR-ja e institucionet e varura prej saj duhet të bashkërendojnë punën për të përditësuar STEM-in, që fuqizon individët me aftësi për të pasur sukses dhe për t’u përshtatur në këtë botë që ndryshon.

STEM-i nuk pretendon se me shkop magjik do të rregullojë gjithçka. por ajo është edhe një kurrikul e bazuar në idenë e edukimit të studentëve në katër disiplina specifike – shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë – në një qasje ndërdisiplinore dhe të aplikuar.

Prandaj, të bëhesh apo të mos bëhesh mësues, kjo është çështja dhe qeveria të rrisë kriteret e të bëjë çfarë duan Maliqët, por të gjejë hapësira për të stimuluar përgatitjen cilësore të mësuesve të ardhshëm, po e mbyllim me një rast skandaloz: rrogat në arsimin e lartë kanë pasur një indeksim të vogël qe në vitin 2004, nga qeveria Nano në ikje? Vajmedet!

Të bëhesh apo të mos bëhesh mësues, kjo është çështja, por për ta realizuar duhet revolucion! Mësuesit nuk janë kavie, janë ata që drejtojnë të ardhmen, dhe duhet të paguhen shumë më tepër, por dhe me politika mbështetëse në arsimimin e tyre.

Merkel kur rriti rrogat në Gjermani iu drejtua parlamentarëve pak a shumë kështu: Jemi deputetë, presidentë, kancelarë, ministra, mjekë, ushtarakë, shkencëtarë, akademikë, fizikanë etj. falë mësuesve, prandaj ata duhen vlerësuar. Të bëhesh apo të mos bëhesh mësues, kjo është çështja! Shpëtojeni arsimin! Çdo fjalë ka konsekuenca, çdo heshtje edhe më keq…

Shënim: Shkrimi, opinionet, problemet, nuk kanë asnjë lidhje me institucionet ku autorët punojnë. 

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV