Kosovë/ Përleshje mes policëve dhe dy të rinjve: Nuk mbanin maska mbrojtëse

Qyteti i Ferizajt është përfshirë nga një ngjarje e rëndë, ku disa policë janë përleshur me dy të rinj në qendrën tregtare “Village”.

Përleshja filloi pasi efektivët e policisë u kërkuan dy qytetarëve të vendosnin maskat në mbrojtje të koronavirusit, e më pas u kërkuan dhe mjetet e identifikimit.

Dy të rinjtë përveçse nuk kanë zbatuar udhërat e policëve, ata janë përleshur fizikisht me ta.

https://www.facebook.com/watch/?v=316910682841613