E rëndë, mësuesja kapet duke bërë seks me nxënësin 14-vjeçar

Jemi mësuar që të tilla raste t’i dëgjojmë në Amerikë, por ngjarja e rëndë ka ndodhur në një tjetër vend. Një mësuese në Australi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 14-vjeçar.
DailyMail shkruan se Monica Elizabeth Young, 23 vjeçe, e mori nxënësin në makinën e saj dhe iu drejtua një parku ku kreu marrëdhënie seksuale.

Sipas mediave, mësuesja 23-vjeçare, që është edhe e fejuar është filmuar teksa lëvizte me makinë me të miturin.

Bëhet fjalë për një episod të përsëritur edhe pse ajo e ka mohuar me forcë.
la.mi/Fjala.al