Vijon radha kilometrike në Kakavijë, gjatë natës kanë kaluar 700 qytetarë dhe 300 makina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej 5 ditësh në pikën kufitare Kakavijë vijon një situatë kaotike torturuese për qytetarët të cilët presin në radhë për të kaluar në shtetin fqinj.

Por, pala greke dje lajmëroi se do të vijojë punën edhe gjatë natës, për shkak të rradhës së gjatë me qytetarë që është krijuar.

Kësisoj nga ora 00:00 e natës deri në 06:00 të mëngjesit, kanë kaluar 700 qytetarë dhe 300 makina.

Radha tanimë vazhdon deri në fshatin Zervat, por puna gjatë natës ka ndihmuar në kalimin e shumë qytetarëve që kanë pritur me net të të tëra jashtë për të kaluar.

Fatkeqësisht për të gjithë ata që nuk kanë mundur të kalojnë dot deri në orën 06:00, do t’i duhet të qëndrojnë në karantinë të detyrueshme për 1 javë. Një masë të cilën mijëra emigrantë tentuan ta evitonin, duke pritur me orët të tëra në radhë, por për ata që nuk ia dolën do t’u duhet të vuajnë dyfish./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit...

E rëndë në Lezhë, rrëzohet nga ballkoni vajza 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Lezhës ku një e mitur ka rënë nga ballkoni i banesës. Përmes një...

F1/ Lando Norris dhe McLaren dominojnë në Austri, Verstappen i jep “lamtumirën” titullit

Lando Norris ia ka dalë mbanë të sfidojë gjatë gjithë garës shokun e tij të skuadrës në McLaren, Oscar Piastri, për të fituar Çmimin...

PSG shumë e fortë për Inter Miamin, francezët shkatërrojnë skuadrën e Leo Messit

PSG ka mposhtur Inter Miamin me rezultatin 4-0. Përballja e parë mes dy klubeve erdhi pikërisht në kuadër të Botërorit të klubeve. Mesi u vendos përballë ish-skuadrës së...

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Club Brugge për transferimin e...

Lajme të tjera

Web TV