Abdullah Hoti i vitit 2020 bisedon me Aleksandrin e vitit 1998!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Enver Bytyçi

Nga viti 1998 deri në vitin 2000 presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte ministër i Informacionit i të ashtuuquajturës Federata Jugosllave (kuptohet Serbisë) si përfaqësues i Partisë Radikale – terroriste të të dënuarit për krime lufte Vojisllav Shejshel në qeverinë e të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, Sllobodan Milosheviç.

Ndërsa njeriu i dytë në qeverinë e Beogradit, Ivica Daçiç, ishte asokohe zëdhënës i Partisë Socialiste të Serbisë (Jugosllavisë), parti të cilën e kryesonte diktatori Sllobodan Milosheviç. Pra ai ishte zëdhënësi i Milosheviçit.

Këta të dy, presidenti dhe ministri i sotëm i Punëve të Jashtme të Serbisë, ishin organizatorët kryesorë të referendumit të prillit 1998 në të cilin 74,05 përqind e qytetarëve serbë morën pjesë në votime dhe për mosndërhyrjen e ndërkombëtarëve në “punët e brendshme të Jugosllavisë (Serbisë”) votuan 94,71 për qind prej tyre.

Ky referendum ndodhi vetëm pak javë pas masakrës së njohur të forcave serbe të sigurisë kundër familjës Jashari në Prekaz të Drenicës, masakër në të cilën gjetën vdekjen 56 anëtarë të kësaj familje, në mesin e të cilëve edhe fëmijë deri 3 vjeç. Bazuar në këtë referendum, gazeta më e madhe e Serbisë e asaj kohe, “Nasha Borba”, (Lufta jonë) e datës 14 tetor 1998 publikonte informacionet e ministrit të Informimit në qeverinë e Serbisë, Alekandër Vuçic, me të cilat UÇK shpallej si një organizatë terroriste.

Kjo ndodhi menjëherë pas kërcënimit të NATO-s në fillim të tetorit të atij viti për ndërhyrje në konfliktin Kosovë-Serbi, nëse Milosheviçi do vazhdonte masakrat në Kosovë. Këto të dhëna mund të gjenden në një shkrim hulumtues shkencor të studiuesit austriak, Florian Bieber “Suedost – Forschungen”, Band 68 – 2009.

Ndërkohë sqaroj se i paraqita këto fakte për të tërheq vëmendjen në qëndrimet e delegacionit të Kosovës në dialogun me Aleksandër Vuçic dhe Ivica Daçiç. Ato që shkrova më lart janë vetëm maja e ajsbergut e veprimtarisë agresive, luftnxitëse dhe akteve të terrorit në Kosovë me autorë dhe aktorë jo vetëm Milosheviçin dhe Shejshelin, por edhe me Vuçiçin e Daçiçin.

Një hulumtim i njëmendshëm dhe i paanshëm do t’i çonte të dy liderët e sotëm në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës për Krimet në ish-Jugosllavi, gjykatë të cilën e mbyllën me kërkesën dhe këmbnguljen e diplomacisë serbe.

Por në mungesë të kësaj ndodhie, fatkeqësisht shqiptarëve ju duhet ende pas më shumë se dy dekadave të përballen me të njëjtët autorë të krimeve dhe masakrave serbe në Kosovë. Ajo që mbetet sot ka të bëjë me mundësinë që delegacioni i Kosovës të bëjë kërkime dhe të provojë së paku politikisht fajësinë e Vuçiç dhe Daçiç në krimet kundër njerëzimit në Kosovë dhe t’i përdorë këto fakte kundër pretendimeve të tyre për të qenë aktivë, të pranishëm dhe me ndikim në Kosovë.

Lexo edhe :  Beteja e të vegjëlve - Shehaj fitoi në Tiranë, Lapaj fitoi në Shqipëri

Presidenti i Serbisë në takimin e fundit nuk ka pranuar të flasë me Abdullah Hotin si me kryeministrin e një shteti të pavarur, por si me një kryeministër të një province serbe të quajtur sipas tij “Kosovo-Metohi”!

Kjo do të thotë se edhe pas 22 vitesh nuk ka ndryshuar qëndrim në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Asokohe organizoi referendumin për të refuzuar ndërhyrjen ndërkombëtare në çeshtjen e brendshme me emrin Kosovë.

Sot vijon të ligjërojë sipas rezultatit të atij referendumi, duke u shprehur se “Kosova është pjesë e Serbisë”! Njësoj sin ë tetorin e vitit 1998, ende sot Sandri vijon ta quajë UÇK-në një organizatë terroriste e shefi politik I kësaj organizate, Thaçi, e pranon pa asnjë reagim një cilësim të tillë të presidendit të Serbisë.

Vuçiç ka rikthyer emërtimin e Aleksandër Rankoviç për Kosovën, duke e quajtur atë “Kovovo-Metohi” dhe duke shfaqur hapur me këtë prtendimin shekullor serb për mbajtjen e saj nën sundim e nën pushtim. Kjo do të thotë se Abdullah Hoti i vitit 2020 bisedon me Aleksandrin e vitit 1998.

Kjo do të thotë gjithashtu se Vuçic e Daçiç i qëndrojnë vizionit tëRankoviçit, Milosheviçit dhe Shejshelit për Kosovën dhe kjo mund të provohet lehtë nga ana e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë me fakte të panumërta të ndërhyrjes së javëve dhe muajve të fundit nga ana e politikës, ushtrisë, gjandarmërisë, policisë, shërbimeve të fshehta të Serbisë në Kosovë.

Madje edhe nga ndërhyrjet e Kishës Ortodikse të Beogradit e të akademikëve e profesorëve, në të njëjtën masë e me të njëjtat forma, metoda e mjete si në vitet 1990. Nëse Abdullah Hoti nuk është i bindur se shkon në bisedime me Serbinë si përfaqësues i shtetit të pavarur të Kosovës, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen nga ky mision si dhe nga detyra e kryeministrit.

Kjo do të thotë që ai nuk duhet të pranojë të bisedojë me një dhunues permanent prej gati 30 vitesh të dinjitetit, intregritetit dhe të drejtës së shqiptarëve për liri e pavarësi. Por para se ta bëjë këtë duhet t’i bindë me fakte dhe prova ndërmjetësuesit amerikanë dhe europianë për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi.

Këtë kërkesë nuk ia kam bërë më parë Hashim Thaçit, sepse vazhdoj të jem i bindur se presidenti i Kosovës dhe presidenti i Serbisë krijuan një kimi miqësie, para së cilës thyhej çdo përpjekje për të demantuar fytyrën e vërtetë të Aleksandër Vuçic!

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Zi në familjen e Albana Vokshit, deputetja e PD humb njeriun e zemrës

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka ndarë një lajm të trishtë këtë të martë, se një anëtare e familjes ka...

“Defender Europe 25”/ Forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Më 25 maj Shqipëria do të mirëpresë njërën nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe në Evropë, të njohur si “Defender Europe 25”. Kështu ka...

Krizë në Ryanair në Spanjë, kompania u kërkon stjuardesave të kthejnë rritjen e pagës

Ryanair ka kërkuar që disa stjuardesa në Spanjë të kthejnë rritjet e pagave që morën mes tetorit dhe marsit, pas një vendimi gjyqësor që...

“Putin vazhdon të luajë me kohën”, çfarë ka paketa e re e sanksioneve të BE?

Bashkimi Europian ka miratuar paketën e 17-të sanksioneve kundër Rusisë. Paketa e 17-të e masave ndëshkuese përfshin, ndër të tjera, një shtrëngim të mëtejshëm...

Paradoksi politik i 11 majit: Rama rinovoi 64% të partisë, Berisha fshin pluhurat…

Zgjedhjet e 11 majit na shfaqën një paradoks në politikën e vendit tonë. Partia Socialiste, pas 12 vitesh në pushtet, rinovoi 64% të partisë me...

Lajme të tjera

Web TV