Një furgon mallrash është aksidentuar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Panajsë. Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga shoferi i furgonit.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Ai është dërguat me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.
Kjo situatë ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë. Policia e cila ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Bl.Ba/Fjala.al