E cilësuar si një nga aktoret më të bukura shqiptare dhe e pakurorëzuar ‘miss’, Rajmonda Bulku festoi ditën e djeshme 62 vjetorin e lindjes. Ja vlen të themi se mosha për aktoren është thjesht një shifër pasi ajo ka mbetur po e njëjta, me pamjen e saj mjaft të kuruar dhe linjat e mira.
Aktorja e festoi ditën e lindjes me familjen dhe për shkak të pandemisë ajo nuk ka zhvilluar një festë madhështore si ka bërë çdo vit.
Rajmonda Bulku e nisi rrugën e artit që kur ishte nxënëse në vitin e tretë në gjimnaz, më 1976 ajo debutoi në filmin ‘Dimri i fundit’. Pas shkollës së mesme ajo nisi punën si montazhiere në Kinostudio “Shqipëria e Re” e më pas filloi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës në vitin 1985.
Menjëherë pas diplomimit Rajmonda Bulku u emërua aktore në Teatrin Kombëtar ku ka luajtur shumë role kryesore, por vlen të thuhet se famën ajo e mori përmes roleve në filma.
Me mbi 20 role në filma dhe plot të tjerë në teatër, Rajmonda Bulku është nderuar me disa çmime.
Rajmonda Bulku ndërkohë mbahet mend jo vetëm si aktore, por gjithashtu dhe si pjesë e politikës dhe lëvizjes studentore të dhjetorit.
Fjala.al publikon sot 10 nga fotot më të bukura të aktores Rajmonda Bulku. /Re.Gu/Fjala.al