Video/ Momente paniku. Gazetares i bie të fiktë në trasmetim ‘Live’

Pamje shqetësuese vijnë nga Greqia, ku një gazetare ka humbur ndjenjat në mes të emisionit. Skena është shënuar mëngjesin e djeshëm, e diel, në televizionin grek ANT1.

Në video gazetarja Konstantina Klokotara, humb ndjenjat dhe rrëzohet në mes të emisionit.

Pasi gazetares i dridhen këmbët fillimisht, ajo nuk e ruan dot ekuilibrin dhe bie përtokë.

Drejtori i “EINAP” (Rrjeti i Informacionit Mjedisor për Azinë dhe Paqësorin), Matina Pagoni, ishte i pranishëm në studio dhe i dha ndihmën e parë gazetares.

Për shkak të kësaj, transmetimi u ndërpre për disa minuta. Pasi u rikthyen, gazetari Panagiotis Stathis tha se ajo ishte në gjendje të mirë./Bl.Ba/Fjala.al