Durrës/ Ndërron jetë 45-vjeçari , humb kontrollin e motorrit dhe del nga rruga

Paraditja e sotme shënon një aksident në mbikalimin e Shën Vlashit në Durrës, ku për pasojë një person ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të ditës së sotme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi me inicialet Sh.Z., 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin, e për pasojë ka dalë nga rruga.

Menjëherë është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Durrësit, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ru.Do/ Fjala