Emanuel Egbo, si “macja e zezë” i Dinamos së Tbilisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi i eliminoi dikur si portier, nigeriani i eliminoi gjeorgjianët edhe të mërkurën si trajner. Është një njeri shumë besimtar dhe vetë Emanuel Egbo e kishte pohuar se, fakti që kishte qenë ai njeriu që e kishte eliminuar para 16-17 vjetësh Dinamon e Tbilisit, duke pritur dy goditje nga pika e bardhë e 11-metërshave në takimin e kthimit, të luajtur në kryeqytetin, ishte një ogur i mirë për Tiranën e tij në përballjen e së mërkurës me të njëjtin kundërshtar.
Madje, që në momentin që goglat e shortit e vendosën skuadrën e tij përballë kampiones të tyre, tifozët gjeorgjianë kishin nxitur të nxirrnin në pah faktin se kishte që kishte qenë pikërisht gardiani nigerian i portës shqiptare që i kishte eliminuar asokohe, teksa Dinamo pati fituar takimin e parë 3-0 në fushën e vet, por ishte mundur me të njëjtat shifra në Tiranë dhe gjithçka ishte vendosur nga lotaria e 11-metërshave.
Dhe, në atë që duket të ketë qenë një paracaktim hyjnor, Emanuel Egbo është rikthyer sërish për t’u bërë makthi i Dinamos së Tbilisit, sepse skuadra e tij, të cilët tanimë ai e drejton nga stoli, e jo më nga porta, është treguar cinike në kryeqytetin gjeorgjian, në atë që ishte një shans i vetëm, duke e rrëmbyer atë dhe duke kaluar kështu, për herë të 12-të një tur në Ligën e Kampioneve.
Tanimë, stacioni i radhës është kryeqyteti shqiptar, koha është java e fundit të gushtit dhe pengesa e radhës është kampionia e Serbisë, Cërvena Zvezda.

  1. La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV