Kalon me sukses Vettingun drejtori i lartë në Policinë e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, ka kaluar me sukses Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për drejtorin Loka, duke e konfirmuar në detyrë.

Ai arriti që të konfirmohet në radhët e policisë pavarësisht dyshimeve se ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

Kjo pasi nga verifikimet e kryera nga komisioni, dyshohet se nga janari i vitit 1991 deri në qershor të po të njëjtit vit, Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit, teksa deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit.

Duke folur në seancë, Loka kërkoi që të mos diskriminohet dhe paragjykohet për shkak të studimeve, duke thënë se nuk ka pasur kontakte me asnjë bashkëpunëtor të sigurimit të asaj kohe.

“Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askënd në sigurimin e shtetit”, është shprehur Loka.

Ndër të tjera nga testi psikologjik, Loka ka rezultuar i aftë për ushtrimin e detyrës si dhe është treguar bashkëpunues gjatë procesit të vetingut.

Me vendim të kryepolicit Ardi Veliu, qysh prej vitit 2018, Gjovalin Loka është në krye të Sigurisë në Policinë e Shtetit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Djali plagos nënën e tij me thikë në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur...

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite të së shtunës. Epiqendra ishte 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës. Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë,...

Në 6 muaj, Shqipërinë e vizituan rreth 150 mijë italianë, 4,7 mln turistë dhe 5 mld €

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria tejkaloi 4.7 milionë turistë, duke gjeneruar 5 miliardë euro në aktivitet ekonomik për ekonominë...

E rëndë në Itali, gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Cinà, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds Capacense Volley në Serinë D...

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier...

Lajme të tjera

Web TV