Propozimi i Ramës për rastin e Bjellorusisë mbështet nga Këshilli Europian: OSBE të përfshihet në zgjidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për krizën dhe tensionet në Bjellorusi është diskutuar sot në Këshilli Europian. Mësohet se ky këshill ka mbështetur propozimin e Edi Ramës si kryetar i OSBE për dialog.

Në një pikë të deklaratës së KE, thuhet se BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së të dhënë nga Rama për dialog mes palëve si dhe është gati të ofrojë edhe ajo ndihmë për të përmirësuar marrëdhëniet.

Por ndërkohë ministrat e BE parimisht më parë ranë dakord të sanksionojnë çdo zyrtar të lartë bjellorus që ishin përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut tek protestuesit si dhe në manipulimin e votave.

Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë propozoi që të vizitojë vetë Bjellorusinë si kryetar i OSBE dhe të mbështesë një dialog mes qeverisë dhe opozitës për të zgjidhur çështjen e tensionuar tashmë në gjithë vendin.

PIKA 8 E DEKLARATËS SË KËSHILLIT EUROPIAN

Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4...

Flamur Noka sfidon Altin Dumanin: “Ne nuk hetojmë, provat duhet t’i gjeni ju”

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u thirr në SPAK në lidhje me paditë për krime zgjedhore të paraqitura nga opozita, një ditë...

Korrupsioni, pse politika spanjolle vazhdon të dështojë në pastrimin e vetes

Nga María Ramírez Më 31 maj 2018, Pedro Sánchez, në atë kohë lider i opozitës socialiste, mbajti një fjalim të fuqishëm gjatë prezantimit të mocionit...

“Rruga Tiranë-Korçë shkurtohet me 30 minuta”, Rama publikon pamjet

Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës – Qafë Plloçë. Rama shprehet se ky aks...

1905 – Rebelimi në anijen luftarake “Potemkin”: një pararendës i Revolucionit Rus

Më 1905, gjatë Luftës Ruso-Japoneze, shpërtheu një nga episodet më të famshme të mosbindjes ushtarake në historinë moderne: rebelimi i marinarëve në anijen luftarake...

Lajme të tjera

Web TV