Ronald Koeman është trajneri i ri i Barcelonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas arritjes së një marrëveshjeje dyvjeçare me trajnerin holandez të mërkurën, Barcelona ka emëruar Ronald Koeman në postin e trajnerit të skuadrës së parë.

Koeman, ish-lojtari i Barcelonës dhe trajner i deritanishëm i Kombëtares së Holandës, do ta zëvendësojë Quique Setien e shkarkuar në fillim të javës.

Ai do të prezantohet si trajner i ri Barcelonës pasditen e sotme. Koeman ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje deri më 30 qershor 2022.

Barcelona e bëri zyrtar emërimin e tij në postin e trajnerit përmes një njoftimi në Twitter, ku i uroi mirëseardhje në klubin ku kaloi ditë të paharrueshme si futbollist.

Koeman e shkëputi kontratën me Kombëtaren e Holandës për t’u emëruar trajner i Barcelonës, e cila i ka nisur ndryshimet rrënjësore në klub pas turpërimit që ia shkaktoi Bayern Munich duke e mundur 8:2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Holandezi pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër, të cilën shpreson se do ta ndërtojë përreth kapitenit Lionel Messi. Ru.Do/ Fjala

 

Të fundit

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash...

Humbja e penalltisë me Serbinë/ Rei Manaj, 3 ditë me temperaturën 40 në spital

Humbja e penalltisë kundër Serbisë do të kujtohet shumë gjatë për shqiptarët. Ndeshje të tilla si kundër Serbisë nuk harrohen lehtë në kujtesë dhe kurrsesi...

Sa investojnë shqiptarët në bono dhe obligacione?

Jo vetëm në depozita dhe pasuri të paluajtshme, por edhe në tituj qeveritarë. Shqiptarët po diversifikojnë mënyrat e investimit të parave të tyre. Të dhënat...

600 euro në muaj për fëmijët deri në 5 vjeç/ Strategjia e re për të luftuar shpopullimin

Familjet që jetojnë në komuna të vogla në Sardenjë do të marrin një kontribut mujor në vitin 2025 për çdo të porsalindur, të adoptuar...

“Albania is Calling”! Trendi më i fundit në rrjetet sociale me të rinj nga e gjithë bota

‘Albania is calling”… “Shqipëria po të thërret”, është ky trendi më i ri në rrjete sociale që ka përfshirë të rinjtë nga e gjithë...

Lajme të tjera

Web TV