Futboll në Tropojë, FSHF mbështet iniciativën e trajnerit Gega

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare, vijon punën e saj për zhvillimin e futbollit në çdo skaj të Shqipërisë dhe këtë herë ka shkuar në qytetin e Tropojës në veri të vendit tonë, ku me iniciativën e përbashkët të ish-lojtarit të kombëtares dhe shpresave Skënder Gega, ka zhvilluar një aktivitet me futbollistët e vegjël U-7, U-9, U-11 dhe U-13 që aktivizohen pranë klubit “Valbona”.

Futbolli i fëmijëve është një nga shtyllat e rëndësishme të aktivitetit të qeverisë së futbollit shqiptar dhe ka në vëmendje maksimale, zhvillimin e sportit më të dashur për shqiptarët por edhe shtrirjen e këtij sporti kudo në Shqipëri, pavarësisht terrenit dhe kushteve atmosferike përgjatë vitit.

Për të promovuar dhe nxitur dëshirën e fëmijeve të moshave të skuadrës “Valbona”, Federata Shqiptare e Futbollit u erdhi në ndihmë me bazë materiale, një faktor nxitës në këto grupmosha, që e përqafojnë futbollin.

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, në fjalën e rastit falenderoi FSHF-në për mbështetjen e dhënë për fëmijët tropojanë. Ish-mbrojtësi i kombëtares, Skënder Gega, i emocionuar në qytetin e tij të lindjes theksoi: “Ka dashur zoti që kjo periudhë ku këta fëmijë të mrekullueshëm po jetojnë, është shumë më e mirë sesa periudha jonë.

Tashmë mundësitë janë më të mëdha dhe kushtet jane më të mira. Shpresoj që e ardhmja e tyre të jetë më e suksesshme dhe më e sigurtë”. Një falenderim të veçantë ai bëri edhe për Federatën Shqiptare të Futbollit e cila mbështet iniciativa të tilla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Lajme të tjera

Web TV