Maskat grabisin të moshuarën në Pukë, e lidhin dhe dhunojnë në banesë

Dy persona të maskuar kanë grabitur gjatë natës një grua të moshuar në shtëpinë e saj.

Ngjarja është shënuar në Pukë, në fshatin Kishagji.

E moshuara Mrikë Ndoja 70 vjeçe, është lidhur dhe dhunuar nga autorët e ngjarjes.

Ata i kanë marrë rreth 1 milionë lekë të vjetra, të cilat e moshuara i mbante në shtëpi.

Policia po heton lidhur me ngjarjen, me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./Bl.Ba/Fjala.al